Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili thotë se në aeroportin e Rinasit nuk punon sistemi TIMS.
Për pasojë policia është detyruar të fotografojë me celularë pasaportat e udhëtarëve.
“Mirë se vini në protektoratin e Krimit. Shkatërrimi i TIMS nga Rama-Balla detyron policët të fotografojnë me celular pasaportat e udhëtarëve.
Lexoni mesazhin e udhëtarit dixhital.
Doktor, është ora 2 e mëngjesit, sistemi down. Çunat dhe gocat e kufirit nxorën cel dhe u bënin foto pasaportave”, shkruan Berisha./Opinion.al