Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ka fuqi të mbinatyrshme, bën magji”, versioni i mësuese Irmës për përleshjen fizike me kolegen: Ka burrë të martuar…

2023/11/21 at 9:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Ka fuqi të mbinatyrshme, bën magji”, versioni i mësuese Irmës për përleshjen fizike me kolegen: Ka burrë të martuar…

Për sherrin verbal e fizik të mësueseve në shkollën “Memo Meto” në Kuç të Vlorës, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan mori edhe versionin e arsimtarit tjetër me të cilin ka ndodhur debati fillestar që ka qenë dhe zanafilla e këtij konflikti. Ai pranon se gjithçka nisi pasi mësuese Irma fliste keq për Blerinën në marrëdhëniet shoqërore.


Mësuesi: Ne debatuam aty, pasi pati një incident, për shkak të të tjerëve. Të asaj të Anglishtes, të Irmës. Ajo e inicioi. Ajo fliste keq për Blerinën në marrëdhëniet shoqërore dhe unë nuk i fola Blerinës.

Gazetarja: Çfarë fjalësh ju janë thënë për mësuese Blerinën?

Mësuesi: Për gjëra që nuk ia vlejnë.

Gazetarja: Për çështje morali?

Mësuesi: Po

Një nxënës gjithashtu pohon se ka qenë Irma Yzeiraj që ka nisur debatin dhe i ka thyer syzet koleges Blerina.

Gazetarja-nxënësit: A ke qenë ti prezent? Çfarë ka ndodhur?

Nxënësi: Ja theu mësuese Irma syzet.

Gazetarja: A e ka kapur për flokësh?

Nxënësi: Po.

Gazetarja: Po tjetër çfarë ka ndodhur?

Nxënësi: E ka sharë mësuese Irma e para.

Gazetarja: A t’i mësoi njeri këto fjalët?

Nxënësi: Jo, isha vetë. Doja të vija vetë.

Në video: “Të marr zvarrë, të thyej telefonin”, mësueset kacafyten për flokësh

Mësuese Irma shkon edhe më tej kur thotë se Blerina është me probleme serioze të shëndetit mendor dhe bën magji.

Mësuese Irma: Kjo është mësuesja me probleme serioze mendore. Është në sallën e mësuesve. Kjo mësuese merret me magji. Ka fuqi të mbinatyrshme. Ki kujdes dhe ti zonjë! Ki kujdes, se kjo mësuese ka fuqi! Me këto na shprehet në shkollë. Kjo është një mësuese fallxhore. Është mësuese që shikon filxhanët. Është mësuese, që nuk bën mësim. Ka aftësi të mbinatyrshme. Do t’i shikosh si kjo e juaja sot. Është e mbinatyrshme.

Gazetarja: Kjo e imja? Qenkam dhe unë magjistare?

Mësuese Irma: Po.

Gazetarja: Pse merreni me moralin e saj se me kë shkon e më kë nuk shkon?

Mësuese Irma: Është kjo mësuese, që flet për moralin e saj në ambientet e shkollës. Për moralin e saj, që ka një burrë të martuar, që është futur me një familje që e ka prishur, që do rrisi fëmijët e gruas tjetër. Nuk më intereson fare jeta e saj private. I kam hequr vizë, nuk i flas.

Mësuesja qëndroi e mbyllur 2 orë në një klasë të shkollës, por nuk pranoi të jepte versionin e saj pse ka nisur konflikti dhe u largua duke vrapuar nga ambientet e institucionit arsimor.

Gazetarja: Do të dalësh?

Mësuese Irma: Nuk dua.

Gazetarja: Pse po vraponi? A mendoni se nuk mund të vrapoj dot, çfarë është kjo formë? Më thuaj pse e ke dhunuar? Ku do të shkoni? Pse e keni dhunuar? Mos më shtyj? Pse po vrapon? Pse po i shmangesh të vërtetës? Më jep versionin tënd, është shumë e thjeshtë. Do të ikësh në furgon? Pafshim!

Për këtë situatë, “Stop” iu drejtua DRAP Fier që tha se janë marrë masat për paralajmërim për largim nga puna për të dyja arsimtaret e përfshira në konflikt.

Mësuesja: Sapo fola me…dhe më thotë, që drejtoresha nesër do marri masë për ty, se ke futur Stopin brenda. Është e vërtetë kjo? Gjoja të ka thënë DRAP-i.

Drejtoresha: Po. Unë jam e detyruar, t’ju mbledh. Është futur Stopi. Do të pyes edhe ty, do pyes edhe Etlevën, do pyes edhe gjithë mësuesit, si ka ndodhur. E kam detyrë deri nesër pasdite të jap masë, pse është futur Stopi në shkollë.

Mësuesja: Unë jam kërcënuar kaq muaj nga filan mësuese me një video, apo jo? Me të njëjtën video je kërcënuar edhe ti.

Drejtoresha: Moj, unë jam kërcënuar, por nuk e vras mëndjen për atë pjesë.

Por një ditë pasi, “Stop” ishte në shkollën “Memo Meto”, në këtë institucion u bë një mbledhje pse grupi i xhirimit ishte futur në shkollë, mbledhje që nuk u bë kurrë për sherrin dhe dhunën ndaj mësueses. Arsimtarët kanë firmosur nga një deklaratë, ku thuhet se sherri ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës. Por për përmbajtjen e deklaratës, firmëtarët nuk dinë gjë pasi thjesht janë detyruar të nënshkruajnë.

Denoncuesja: Nuk e ke lexuar dhe ke firmosur?

Mësuesja: Unë kam firmosur ca ka qenë poshtë. Ca ka qenë lart, s’e di. Ca ishte ajo?

Mësuesja tjetër: As unë s’e kam lexuar.

Denoncuesja: Qofshi ju, që jeni, që thoni nuk ishim dakord, por firmosëm.

Mësuese tjetër: Unë nuk e kam lexuar fare pjesën lart.

Denoncuesja: Atje thuhet, që unë kam sharë në sy të fëmijëve, ndërkohë që ju thoni, nuk ke sharë në sy të fëmijëve.

Mësuese tjetër: Ku ke sharë ti…?! Po nuk e kemi lexuar tani, se po na merrni mendtë e kokës?!

Denoncuesja: Domethënë do e pranoni ju që na detyruan?

Mësuesja tjetër: Unë do mbroj kokën time/ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
Aktualitet

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

18 Korrik, 2026 1:43 pm
Para
Efektivi u qëllua me armë zjarri, Policia në kërkim të autorit: Kemi bllokuar rrugët

Makina përplas për vdekje këmbësorin në rrugën Kavajë-Durrës

Barazimi me Ishujt Faroe, Armand Duka: Lojtarët nuk hynë me mentalitetin e duhur

Barazimi me Ishujt Faroe, Armand Duka: Lojtarët nuk hynë me mentalitetin e duhur

Broja pjesë e skuadrës shqiptare për Euro 2024? Silvinjo: Kombëtarja është…

Broja pjesë e skuadrës shqiptare për Euro 2024? Silvinjo: Kombëtarja është...
















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
18 Korrik, 2026

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
18 Korrik, 2026

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat...

Lexo më shumë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
18 Korrik, 2026

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
18 Korrik, 2026

Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}