Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ka dhunuar veten”, qytetari denoncon fqinjët: Më qëlluan me grushte dhe shkelma

2021/12/21 at 9:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ka dhunuar veten”, qytetari denoncon fqinjët: Më qëlluan me grushte dhe shkelma

Arben Vokrri ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan konfliktin që ai ka prej shumë vitesh me fqinjët. Shkak për këtë, është bërë, rruga që ndan këto dy familje. Para disa kohësh mes dy familjeve ka ndodhur një sherr dhe Arbeni është dhunuar, pasi kërkoi shpjegim për heqjen e rrjetës para portës.


“Kam një konflikt prej shumë vitesh me komshinjtë që kam këtu afër. Vijnë e bëjnë punime, pa leje dhe pa asgjë. Institucionet janë në dijeni, por nuk kanë dhënë asnjë rrugëzgjidhje. Ne jemi në konflikt të vazhdueshëm. Edhe ditën e djeshme kanë qenë të përgatitur 6 persona dhe unë kërkova shpjegime se me çfarë të drejte kanë ndërtuar gardhin këtu.

Ata kanë ardhur më kanë bllokuar në makinë dhe më kanë dhunuar. Tentova të dilja nga makina, më rrethuan makinën, erdhën na ndanë. Ata më ndoqën dhe erdhën më dhunuar tek dhoma, me grushte me shkelma. 6 persona unë nuk kisha fuqi t’i përballoja. Policinë e kisha njoftuar që kur u nisa për në shtëpi”, ka treguar Arbeni nga Miloti.

Pas këtij denoncimi, gazetari i emisionit “Stop” i është drejtuar familjes e cila akuzohet nga Arbeni se po kryen punime pa leje. Një anëtar i familjes Ndreca shprehet se ata kanë tentuar që të rregullojnë rrugën edhe pse është pronë shtetërore.

Gazetari: Kush prej jush shkoi në banesën e tyre dhe dhunoi?

Familja Ndreca: Nuk kemi shkuar në banesën e tyre. Jo! Këto janë mashtrime.

Gazetari: Po kush e dhunoi zotërinë?

Familja Ndreca: Askush. Ka dhunuar veten e vet.

Gazetari: U përdor dhunë ndaj tyre?

Familja Ndreca: Jo, nga ne jo.

Gazetari: Sa vetë keni qenë ju?

Familja Ndreca: Kam qenë unë e një nipi im. Nuk kemi dhunuar askënd.

Gazetari: Pretendimi i tyre është, që ju keni cenuar pronën e tyre.

Familja Ndreca: Asnjëherë, jo! Është prona ime, që ma ka dhënë shteti.

Pas ballafaqimit me të dyja familjet “Stop” iu drejtuar Njësisë Administrative Milot. Dritan Preçi, administratori i kësaj njësie thotë, se ditën e sherrit ka dhënë një leje, që fqinjët të punojnë për rikonstruksionin e sheshit para portës

Dritan Preçi, administrator: Zotëria tjetër më ka ardhur, që të shtrojë pjesën përpara të rrugës.

Gazetari: Ku përpara?

Dritan Preçi, administrator: Pjesën te porta e vet e deri te kthesa. E kemi bllokuar për momentin, që ta shohim, se ku duhet bërë tamam.

Gazetari: A nuk do ishte mirë, që ju të shikonit dokumentacionin dhe më pas të lëshonit një leje?

Dritan Preçi, administrator: Jam marrë tri -katër herë me atë rrugë.

Gazetari: E keni firmosur pikërisht dje, ditën, kur…

Arben Vokrri: Mbasi më kanë rrahur.

Dritan Preçi, administrator: Më përpara.

Gazetari: I sigurt?

Dritan Preçi, administrator: I sigurt, se nuk kam arsye.

Denoncuesi: Pse nuk ia nxorën policisë, kur erdhën dje? Kur filluan punimet, pse nuk ia ke dhënë letrën me vete ti? Të më paraqisnin letrën mua, që jemi me dokumentacion të shtetit.

Dritan Preçi, administrator: Kush? Duhej të paraqisnin ty leje? Kam qenë vetë aty dje.

Denoncuesi: Ti nuk më ke sjellë dokument, më ke thënë “vendose gardhin ku e ke pasur”. Unë nuk të sjell ty dokument, fare!

Denoncuesi: Apo kanë hedhur Lekë ata gjithë natën dhe ua ke plotësuar?

Nga ana tjetwr Bashkia Kurbin pretendon, se ka pasur një ankesë prej familjes Ndreca duke thënë se rruga është bllokuar nga familja Vokrri.

Drejtori i Bujqësisë dhe Mjedisit,  Bashkia Kurbin: Unw kam qenw nw terren tek zotwria nw fjalw dhe i  kam thënë, se kufiri i pronës tënde është nga rruga e andej. Andej nuk ke punë, se nuk është prona jote. Rruga është shtetërore dhe nuk preket, as nga ti e as nga pala tjetër. Ai ka bërë një kërkesë për bllokim rruge. Shkuam në terren dhe nuk kishte rrugë të bllokuar.

Gazetari: Leja është dhënë nga Njësia Milot. A duhej të ishte vënë në dijeni Bashkia e Kurbinit?

Drejtori: Po, si rregull, po!

Gazetari: Si do  të ketë një zgjidhje?

Drejtori: Duhet të më sjellin, të dyja palët, dokumentacionin!

Kjo çështje tashmë ka kaluar në Prokurorinë e Kurbinit, por ende duket se situata nuk është zgjidhur dhe konflikti mes dy familjeve vijon duke qenë se institucionet shtetërore nuk kanë vepruar siç duhet./Tv Klan



Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Para
Aksident në Lezhë/ Përplasen 3 makina, 2 prej tyre pjesë e eskortës së Berishës

Kamzë/Makina përplas këmbësorin

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin "Opinion"

Rama: Kemi nisur studim fizibiliteti për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

Basha dhe Berisha si Tomi dhe Xherri? Rama ironizon me video
















TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com