Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ka defekt sistemi “Qirje shqipëtari”!

2017/11/04 at 1:05 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ka defekt sistemi “Qirje shqipëtari”!

Nga Mentor Kikia


Ka një lidhje të çuditshme mes zhvillimeve politike në Tiranë dhe sistemit elektronik që kontrollon hyrje-daljet në kufirin grek me Shqipërinë. Pas betejës me deklarata për prishjen e disa ndërtimeve në Himarë,(që përtej retorikës greke duhej të ishin kompensuar ashtu si çdo ndërtim tjetër në vend), dhe më shumë, pas një seance parlamentare të nervozuar ditën e enjte, ku fjalë të gjuhës greke si “Palikari”, “Qirje” etj, ndihmuan në banalizimin e komunikimit mes udhëheqësve politike shqiptarë, në Kakavjië, Kapshticë e Qafë Botë u prishën kompjuterat. Dhe u prishën pikërisht mbrëmjen e të premtes, dhe sipas njoftimeve jo zyrtare, autoritetet greke kanë thënë se mund të qëndrojnë të prishur edhe 48 orë, pra gjatë gjithë fundjavës, kur lëvizjet janë edhe më të shumta.

Por defekti ka ndodhur në mënyrë të selektuar. Ata që posedojnë dokumente greke, pra shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi, kalojnë, ndërsa shqiptarët që posedojnë thjeshtë pasaportën dhe të drejtën të futen në Greqi pa vizë, sipas marrëveshjes me BE-në, sistemi nuk funksionon.

Eshtë mëse e qartë tashmë se kufiri është shndërruar në një lloj mjeti shantazhi për Greqinë. Eshtë kthyer në një lloj “terrorizmi”, që ata e përdorin sa herë kanë pakënaqësi për çështje të tjera. Kujtesa jonë është e mbushur me hakmarrje të tilla, kur qeveria greke për një tekë diplomatike lëshonte policinë nëpër ara e kantiere ndërtimi dhe mblidhte punëtorët shqiptarë e i ngarkonte në makina siç ishin, me rrobat e punës. Këto quheshin operacioni “Fshesa”. Tashmë grekët kanë vënë në funksion operacione të reja, që mund të quhen  “Sistemi”, “Muri”, “Bllokada”…

E di që shqiptarët do të derdhin mllefin e tyre tashmë ndaj grekëve. Por unë kam një pyetje për këta tanët. Përse duhet të prodhohen tensione me Greqinë, pa shkaqe madhore, kur dihet se atje kemi gjysmën e popullsisë që punon e jeton e që mban edhe gjysmën tjetër këtu? Përse duhet të krijohen situata pa shkak si ato në parlament, ku qoftë edhe duke u tallur me gjuhën e një populli tjetër, e ke fyer atë?

Grekët mund të jenë vërtet të këqinj, por ne jemi edhe më të këqinj. Ne jemi edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin përpjektë. Madje i kemi mbushur mendjen vetes se ky bishti përpjetë është gjeja që na bën më krenarë se çdo gjë tjetër.

Mentor Kikia



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Çfarë do të ndodhë me binjakët këtë muaj? Flet astrologia e njohur

Çfarë do të ndodhë me binjakët këtë muaj? Flet astrologia e njohur

Video/ Orest Sota del në gjykatë: Çfarë tha për patentat e Tahirit që iu gjetën në makinë?

Sali Berisha: Orest Sota ka lidhje edhe me Olsi Ramën

FBI nxjerr fakte që lidhin vrasjen e Kenedit me Martin Luter King

FBI nxjerr fakte që lidhin vrasjen e Kenedit me Martin Luter King
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}