Këshilli i Garancisë i ktheu përsëri Juventusit 15 pikët që i ishin hequr, duke bërë një ngjitje të rëndësishëm në renditje dhe në garën për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.
Vendimi i sotëm parashikon që çështja të kthehet për rigjykim në Komisionin e Apelit të Federatës Italiane. Kjo do të thotë se mund të ketë dënime në të ardhmen për bardhezinjtë për këtë çështje.
Ndërkohë, janë konfirmuar dënimet e drejtuesve Agnelli, Parattici, Cherubini dhe Arrivabene.