Sport

Juventusi dhe Ronaldo gjejnë fitoren, Bayern luan tenis


               Publikuar në : 23:12 - 01/10/19 |
geliano fataj

Juventusi gjen veten! Kampionët morën 3 pikët e para këtë sezon në grupet e Champions League, duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 gjermanët e Leverkusen.

Bardhezinjtë e gjetën golin e parë në minutën e 17-të me argjentinasin Higuain, ndërsa Bernardeschi dyfishoi shifrat në pjesën e dytë. Kur të gjithë menduan se ndeshja u mbyll me këtë rezultat, në skenë doli Ronaldo duke vulosur rezultatin në 3-0 në minutën e 89-të.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Atletico Madrid fitoi 2-0 në Rusi ndaj Lokomotiv Moscoë, me gola të shënuar në pjesën e dytë nga talenti Felix dhe Thomas.

Një ndeshje spektakolare ishte ajo mes Tottenham dhe Bayern Munchen e vlefshme për Grupin B të Champions League. Finalistët e një viti më parë nuk mund t’i bënin ballë furisë gjermane e cila fitoi në këtë ndeshje me rezultatin tenistik 2-7./ Opinion.al

Pas