Gjykata e Apelit të Federatës Italiane ka dënuar Juventus me zbritjen e 10 pikëve në renditje në Serie A, një tjetër dënim ky që ka të bëjë sërish me manipulimin e bilanceve të klubit.
Për këtë çështje prokuroria kishte kërkuar zbritjen e 11 pikëve, por gjykata vendosi t’i zbres 10 pikë.
Dënimi i ri do të ndikojë në pjesëmarrjen e Juventusit në Kupat e Europës këtë sezon. Rreth mesditës gjyqtarët u mblodhën në seancë të mbyllur për të përcaktuar dënimin që u dha gjatë pasdites.
Kjo është hera e tretë në të cilën shkalla e dytë e drejtësisë sportive diskuton çështjen./ Opinion.al