Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme.
Ai pritet të njihet me masën “arrest me burg”.
Çyrbja u arrestua të dielën në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017.
Sipas SPAK, ai akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.