Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ju lumtë baballarë të kombit!

2019/05/25 at 4:24 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Ju lumtë baballarë të kombit!

Mentor Kikia-Akademia e Shkencave më shumë se me një Akademi ngjason me një klub njerëzisht të ditur, por që pak lidhje ka me shkencën. Reformat e njëpasnjëshme e deformuan atë, ia zhbënë edhe atë infrastrukturë që kishte trashëguar nga periudha e komunizmit, kur për hir të së vërtetës bëheshin shumë më tepër kërkime shkencore. Pra, edhe pse ka emrin, ajo nuk udhëheq ndonjë shkencë të mirëfilltë sot.

Mbi 40 e ca personalite të fushave të ndryshme përbëjnë trupën akademike të Shqipërisë sot. Njerëz të nderuar, secili në fushën e vet.
Sot, shoqëria shqiptare, nën udhëheqjen e një klase politike me rrezikshmëri të lartë, është duke shkuar seriozisht drejt një konflikti të rëndë. Qeveria është e vendosur të udhëheqë një proces zgjedhor pa rivalë, (pa opozitë), dhe opozita është e vendosur tu vërë zjarrin qendrave të votimit.

Kësaj radhe edhe arbitrat e huaj nuk po i fryjnë bilbilit. Kanë vendosur të shikojnë se deri ku mund të shkojmë me çmendurinë tonë. Ndërsa njerëzit e thjeshtë ulen çdo mbrëmje me telekomandë në dorë e presin çdo të thuhet nëpër studio debatesh.

Pikërisht sot, më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për fjalën e njerëzve të mënçur, njerëzve që kanë peshë në shoqëri, njerëzve që janë të zot ta këshillojnë shoqërinë kur ajo ndodhet në udhëkryqe të rrezikshme, si ky aktuali. Por asnjëri prej tyre nuk guxon të flasë, të thotë: “Mbajeni gojën ju që i fryni zjarrit. Mbajeni dorën ju të tjerët që hidhni benzinën”. Por si nëpunës të rëndomtë administrate janë struktur dhe heshtin, me argumentin se janë të pavarur.

Si mund të jeni të pavarur “baballarë të kombit”, kur vendit po i kanoset zjarri, jo metaforik, por flaka e vërtetë.
Nëse nuk flisni sot, kur do të flisni? Kur të ndizen pishtarët dhe të marshojnë funeralet? Padyshim, ju jeni njerëz dhe ju nevojitet ajo paga 1000 Euro në muaj. Por përgjegjësia juaj para popullit është shumë më e madhe se e atyre që fitojnë 1 milion Euro në muaj.

Kjo Akademi nuk mund të bëjë shkencë të madhe, ama një model të mirë mund dhe duhet ta prodhojnë. Por pikërisht, mu bash në kohën kur duhet të prodhohet ky modeli i mirë, një tufë akademikësh, studiuesish e shkrimtarësh, njëri më i vlerësuar publikisht se tjetri, vihen në rresht dhe zgjedhin për kryetar, me shumicë dërrmuese votash, një politikan(përfaqësuesin e modelit më të keq të politikanit), pa garë, me vetëm një kandidaturë.

Fiks, ju lumtë baballarë të kombit! Ky ishte leksioni që duhej ta na jepnit, neve si qytetarë dhe klasës politike si zjarrvënëse. Me apo pa Gjinushin, ju nuk bëni dot shkencë, por një leksion mund ta jepnit. Qoftë edhe formalisht mund ta gjenit një rival, sa për të thënë se kështu funksionon demokracia. Tani shkoni në azilin tuaj, pasi nuk meritoni asnjë fije respekti!

Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Para
Tre shenjat e horoskopit që thuhet se puthin më mirë

Tre shenjat e horoskopit që thuhet se puthin më mirë

Protestat e opozitës, reagon ambasada amerikane

SHBA: Kush kryen akte dhune në protestë të vihet para drejtësisë

Balla: Kush prek zgjedhjet përballet me ligjin, marrim mandatin e tretë

Balla: Kush prek zgjedhjet përballet me ligjin, marrim mandatin e tretë

TE FUNDIT

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
14 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë qenë në fokus të diskutimeve të analistëve në emisionin “Opinion”. Referuar rezultateve të zgjedhjeve, Baton...

Lexo më shumë

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
14 Tetor, 2025

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ishin miqtë ata që...

Lexo më shumë

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
14 Tetor, 2025

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com