Këngët e saj gjithmonë shndërrohen në hite duke marrë edhe shumë klikime në “You Tube”.
Të gjithë e njohin si Dhurata Dora, por pak e dinë se ky nuk është mbiemri i saj i vërtetë, pasi këngëtarja quhet Dhurata Murturi.
Dhurata Dora, e cila muzikën e kishte nisur në Gjermani ku ka jetuar me familjen e saj, nofkën e kishte Dorata me shkurtesën Dora dhe kjo ishte arsyeja që emri i artit i mbeti Dhurata Dora.
“Vetë kërkove” është projekti i parë me të cilin debutoi në skenën muzikore shqiptare.