Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jorida Tabaku: Ky është superskandali i Edi Ramës për 3 vjet qeverisje

2016/07/29 at 8:10 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Jorida Tabaku: Ky është superskandali i Edi Ramës për 3 vjet qeverisje

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë këtij viti në Parlament është parë të kundërshtojë ashpër, si dhe të prezantojë amandamente për Ligjin e Investimeve Strategjike dhe për Ligjin e Turizmit.


Sipas saj, të dy ligjet kanë në thelb të njëjtin parim: shteti në mënyrë arbitrare vlerëson një investim si strategjik, miraton investimin e më pas pronën publike a private ia jep këtij investitori duke shpronësuar privatin me çmim shtetëror, kur privati mund t’ia shesë vetë investitorit me çmim tregu.

“Shteti jo vetëm hyn në mënyrë abusive në një marrëdhënie ndërmjet dy privatëve, por cënon dhe të drejtën bazë atë të pronësisë! Për të dy ligjet në mbrojtje të së drejtës së pronarëve paraqita amendamente të cilat u rrëzuan dhe u hodhën poshtë”, shkruan Tabaku në profilin personal në facebook.

Ajo thekson se pikërisht këtu fillon gjithcka dhe më Portin e Karpenit.

“Me këtë ligj abuziv i janë dhënë 1700 ha tokë publike e pronë e 220 pronarëve legjitimë, një investitori fantazmë privat! Që pronësia I ndryshon sa nga Londra në Singapor!”, shkruan deputetja e PD-së.

Ndërsa thekson, se ky projekt është i dyshimtë dhe në mungesë totale transparence.

“Fillimisht, Edi Rama ia dha këto 1700 hektarë kompanisë “Star Bridge Port Development Ltd”, me qendër në Britani, e cila rezultoi me një kapital prej 100 paundësh. Ia dha kompanisë me 100 paund, me ca copa letrash ku flitej për ndërtimin e një kompleksi laraman, me lloj lloj objektesh të planifikuara aty”, tha Tabaku.

Më tej, deputetja e PD-së, bën me dije se kjo kompani 100 paundëshe, sipas Edi Ramës do na investoka 5 miliardë dollarë në Karpen, aq sa gjysma e produktit të brendshëm bruto.

Mirëpo, sipas saj, qeveria nuk tregon se në cilin plan territorial është mbështetur, në cilin plan zhvillimor është menduar, ku është studimi i feasibilitetit dhe ku është projekti duke shtuar edhe më shumë hijet e dyshimit.

“Por më e rënda është se kjo kompani, që Edi Rama e bëri pronare të 1700 hektarëve, u shit papritur në Singapor, në një parajsë fiskale atje, vende që vizitohen shpesh nga vëllai i kryeministrit. E njëjta skemë si me koncesionin e TVSH që opozita kundërshtoi dhe detyroi q everinë të tërhiqej”, shkruan ajo.

Tabaku tha se ky projekt, se bashku me Koncesionin e Rrugës së Kombit, është një skandal mbi skandalet në përmbledhjen e gjatë të abuzimeve 3 vjeçare të Edi Ramës.

Ndërkaq, ajo pyet se si mundet një kryeministër të hedhë sa në një cep të botës në tjetrin 1700 hektarë të pasurisë kombëtare?

Duke shtuar edhe një tjetër pyetje, si mundet të flakë në rrugë pronat e 220 familjeve që nuk e dinë se çdo të ndodhë nesër me ta?

“Kush fshihet pas këtij projekti?”, është pyetja që mbyll një shënim të gjatë të shkruar pak minuta më parë nga deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në profilin e saj në facebook.

Etiketa: qeveriaskandalitabaku


Ju sugjerojmë

Shkon në gati 2000 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Shkon në gati 2000 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

1 Korrik, 2026 8:09 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, 1 korrik 2026

1 Korrik, 2026 8:05 am
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Para
A është sot fundi i botës?

A është sot fundi i botës?

Beshiktash/ Klubi turk: Balotelli ka kërkuar të vi te ne

Beshiktash/ Klubi turk: Balotelli ka kërkuar të vi te ne

Pas 10 vitesh shkëputje, surprizon Bobo Vieri: Do luaj në Kinë

Pas 10 vitesh shkëputje, surprizon Bobo Vieri: Do luaj në Kinë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shkon në gati 2000 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

Shkon në gati 2000 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
1 Korrik, 2026

Dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën javën e kaluar kanë shkaktuar një bilanc tragjik njerëzor dhe dëme të mëdha...

Lexo më shumë

Horoskopi, 1 korrik 2026

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
1 Korrik, 2026

Dashi Keni kaluar një periudhë të mbushur me tensione, të cilat do të jenë të pranishme edhe gjatë kësaj të...

Lexo më shumë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}