Jordyn Woods ka folur për herë të parë pas skandalit të tradhtisë me partnerin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson.
E ftuar në emisionin e Jada Pinkett Smith ”Red Table Talk”, modelja është shprehur se “Të paktën ky skandal më ka shërbyer për diçka, njoha fytyrat e atyre që para dy vitesh i konsideroja miq.”
Ndër të tjera, Jordany është shokuar nga fakti se sa të pafytyrë i janë treguar njerëzit së fundmi. Një mesazh ka pasur dhe për Khloe, megjithëse tani është tepër vonë.
”Ti e ke numrin tim, mund të më kishe telefonuar ose dërguar një mesazh, por meqë të gjithë i zgjidhin gjërat me anë të mediave sociale, është shumë e thjeshtë tani”, u shpreh modelja.
Pas skandalit modelja Jordyn Woods është refuzuar nga familja Kardashian, dhe miqësisë me Kylie-n i ka ardhur fundi./Opinion.al