Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi zbuloi në shtator të vitit të kaluar se shumë shpejt do ta shihnim si prezantuese në njërën prej rubrikave te “E diell” në “Top Channel”. Por në spotin e emisionit që është publikuar së fundmi, ajo nuk shfaqet në asnjë moment.
Sipas revistës “Bordo”, Jonida e ka braktisur emisionin pak para transmetimit për shkak të impenjimit me “Eurovisionin. “Eurovizioni kërkon shumë impenjim parapërgatitor, ndaj e kisha të pamundur të isha në ‘E Diell’”, është shprehur këngëtarja.