Politikë

Johnson paralajmëroi për gjendjen në spitale, Fuga ironizon Bashën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:30 - 31/10/20 |
Al Do

Vijon të bëjë jehonë deklarata e ministres, Ogerta Manastirliu, se mbingarkesa në spitalet COVID do të krijojë një situatë ku do të na duhet të zgjedhim kë të kurojmë më parë.

Drejtori i kominikimit në kryeministri, Endri Fuga ka postuar në Tëitter një  pjesë nga fjala e sotme e kryeministrit britanik, Boris Johnson, ku ai shprehet në mënyrë të ngjashme me Manastirliun.

Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë” tha Johnson sot kur njoftoi masat e reja.

Por Fuga nuk e ka lënë me kaq, pasi sipër kësaj deklarate ai ka shkruar: Basha paska me se të merret nesër.

Ironia drejtuar kreut të opozitës vjen pasi ai e cilësoi krim ndaj shqiptarëve deklaratën e Manastriliut. /Opinion.al

Pas