Johnny Depp dhe gruaja e tij Amber Heard, kan lëshuar një video shfajësimi të hënën, për shkeljen e ligjeve, duke sjellë dy qenë në Australi, përmes avionit të tyre privatë, raporton AFP.
Amber Heard e martuar me aktorin Johnny Depp, ka pranuar fajësinë në gjykatë, për të dhënit e një deklarate jo të vërtetë, në kartën e saj të emigracionit në lidhje me çiftin e qenushëve “Yorkshire”.