Bota

Jo vetëm Luhansku dhe Donetsku, lideri çeçen tregon cilat janë planet e Rusisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:16 - 11/04/22 |
Opi Nion

Kreu i republikës ruse të Çeçenisë Ramzan Kadyrov ka deklaruar se Rusia do të sulmojë jo vetëm në Mariupol, por edhe kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës.

Në një video të postuar në kanalin e tij Telegram herët të hënën, Kadyrov tha se Rusia do të “çlironte plotësisht rajonet lindore të Luhanskut dhe Donetskut… dhe më pas do të merrte Kievin dhe të gjitha qytetet e tjera. “Ju siguroj se asnjë hap nuk do të kthehet pas”, tha ai.

Kjo deklaratë vjen pasi konflikti në Ukrainë është zhvendosur në lindje, ndërsa forcat ukrainase janë të mirë përgatitura.

Zyrtarët rusë kanë thënë se fokusi i forcave të tyre tani është “çlirimi i plotë” i Donbasit, duke iu referuar gjerësisht Luhanskut dhe Donetskut./Opinion.al

Pas