Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jo vetëm hakmarrje, ja pse autorët deshën eleminimin e fisit Çapaj

2016/02/06 at 1:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Jo vetëm hakmarrje, ja pse autorët deshën eleminimin e fisit Çapaj

Autorët e masakrës së Elbasanit kanë pasur si shënjestër të tyre fisin Çapja. Kjo është konfirmuar nga grupi hetimor që po merret me hetimin për sulmin me armë mbrëmjen e së mërkurës, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë.

Në lokalin në pronësi të Agron Çapjes, vëllait të biznesmenit të vrarë në vitin 2005, ishin 4 anëtarë të familjes së tij. Eno Bedalli, Ardit Sinakolli dhe Agron Çapja, tre viktimat e Elbasanit.

Vetë pronari mbeti i vdekur, bashkë me dy miq të familjes, ndërsa vëllai dhe dy nipërit e Sokol Çapjes, u plagosën. Grupi hetimor, i ngritur për këtë ngjarje, ngriti fillimisht pistën e hakmarrjes, si pasojë e konflikteve të vjetra mes familjes Çapja dhe Mema, por nga veprimet e tjera, rrethi është zgjeruar.

Motiv tjetër për atentatin e mirorganizuar nga autorë me uniforma të forcave speciale është dhe trafiku i drogës, si dhe larja e hesapeve për konflikte të tjera. Për Policinë, çështja është bërë e vështirë, pasi sipas tyre, armiqtë e Çapjas mund të jenë bërë bashkë, për të eliminuar fizikisht burrat e familjes.

Vrasja për hakmarrje

Historia e krimeve që nisën me eliminimin fizik të biznesmenit Sokol Çapja në Elbasan në vitin 2005, pas një sherri të rëndomtë në disko, ka bërë që policia të hetojë mbi pistën e hakmarrjes. Vrasja e Çapjes solli 5 të vrarë deri në mars të vitit 2015, kur në Itali u ekzekutua ish-shefi i Policisë së Qarkullimit në Elbasan, Fadil Mema.

Ky i fundit, siç deklaruan edhe familjarët e tij pas krimit, ishte ekzekutuar për shkak të konfliktit të nisur në Shqipëri, pasi fillimisht u plagos në këmbë në vitin 2006 e më pas, u vra në qytetin e Torinos, ku ishte shpërngulur me familjen.

Mema kishte dalë garant për të shuar sherrin mes Çapjes dhe nipit të tij, Dritan Sheme, por pavarësisht këtij fakti, Sokol Çapja u vra. Vetë Sheme u qëllua për vdekje në vitin 2011 në Tiranë e pas disa vitesh edhe daja i tij. Kur u mendua se ky cikël krimesh u mbyll, ndodhi masakra e së mërkurës.

Konflikt për drogën

Kjo është pista e dytë e ngritur nga Policia dhe Prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me Krimet e Rënda, në lidhje me shkakun që solli eliminimin fizik të tre personave në lokalin e Çapjes. Nga hetimet e kryera janë mbledhur të dhëna se anëtarët e familjes Çapja kanë qenë të kërcënuar për sa i përket influencës për drogën në Elbasan. Policia nuk jep emra të personave të dyshuar, por i mëshon faktit se është një motiv i fortë për të kryer masakrën e së mërkurës.

Bëhet fjalë për drogën e shtrenjtë, të llojit kokainë. Me gjithë hetimet e kryera dhe dyshimet e policisë, nuk ka asnjë të shoqëruar për këtë pistë. Çështjes së drogës i mëshohet edhe për faktin se një prej viktimave, pikërisht Eno Bedalli, mik i familjes Çapja, ishte arrestuar për trafik kokaine në Itali dy vite më parë. Ai u arrestua në qershor të vitit 2013, si pjesë e një grupi që kishte trafikuar 31 kg kokainë.

Larje hesapesh

Në këtë pistë, policia po verifikon konflikte të tjera që familja Çapja mund të ketë pasur me persona të tjerë. Kjo, jo vetëm në Elbasan, por edhe më gjerë.

Për shkak se bëhet fjalë për disa persona, që nga xhaxhallarë, daja e nipër të të njëjtit fis, po kryhen hetime dhe për ngjarje apo veprimtari të tjera ku mund të jenë implikuar ata. Pas masakrës u konfirmua se njëri prej viktimave ishte nip i familjes Çapja, ashtu si dhe disa të plagosur të tjerë. /panorama/

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Video/ Ja si këndohet serenata korçare në televizionin grek

Video/ Ja si këndohet serenata korçare në televizionin grek

Aktori italian var veten në sheshxhirim

Aktori italian var veten në sheshxhirim

Historia prekëse/ Ja si e ndihmoi futbollisti Mavraj vajzën e sëmurë

Historia prekëse/ Ja si e ndihmoi futbollisti Mavraj vajzën e sëmurë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com