Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Jo një holokaust të II!”/Netanyahu: Goditëm Iranin se po krijonte armë bërthamore

2025/06/15 at 8:09 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë

Sulmet ajrore kundër Iranit ishin një veprim i domosdoshëm për të ndaluar “një holokaust bërthamor”. Kështu është shprehur, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në një intervistë për Fox News.

Netanyahu tha se shërbimet izraelite të inteligjencës kishin siguruar të dhëna të qarta që tregonin se Irani ishte vetëm pak muaj larg zhvillimit të një arme bërthamore.

“Duhej të vepronim. Ishte momenti i fundit, dhe ne vepruam. Për të shpëtuar veten, por edhe për të mbrojtur botën nga ky regjim zjarrvënës,” deklaroi Netanyahu.

Kryeministri theksoi se Izraeli kishte ndarë informacionin me Shtetet e Bashkuara, dhe sipas të dhënave të tyre, Teherani po përparonte me shpejtësi në një plan sekret për të ta kthyer uraniumin në armë.

“Informacioni që morëm dhe që i ndamë Shteteve të Bashkuara ishte absolutisht i qartë: Se ata po punonin sipas një plani sekret për ta kthyer uraniumin në armë, se po ecnin shumë shpejt, se do të arrinin një pajisje testimi dhe ndoshta një pajisje fillestare brenda disa muajsh, dhe sigurisht më pak se një viti”, tha ai.

“Nuk mund ta pranonim kurrë këtë. Nuk do të kemi një holokaust të dytë, një holokaust bërthamor. Ne e kemi kaluar një të tillë në shekullin e kaluar, shteti hebre nuk do ta lejojë një tjetër masakër ndaj popullit të tij,” u shpreh Netanyahu.

Ai shtoi se Irani kishte mjaftueshëm uranium të pasuruar për nëntë bomba bërthamore, dhe sipas tij, “gjithçka që u mungonte ishte armatosja e tyre. Ne e ndaluam këtë.”

I pyetur nëse ndryshimi i regjimit në Iran ishte pjesë e objektivave të tij, Netanyahu tha: “Mund të jetë rezultat, sepse regjimi iranian është shumë i dobët.”

Ai sulmoi ashpër qeverinë në Teheran, duke thënë se “80% e popullsisë do ta përzinte këtë klikë teokratike.”

“Ata qëllojnë gratë sepse nuk mbulojnë flokët. Qëllojnë studentët. U marrin frymën këtyre njerëzve të guximshëm dhe të talentuar, popullit iranian.”

Në fund, Netanyahu u shpreh se vendimi për ndryshim nuk vjen nga jashtë: “Vendimi për t’u ngritur këtë herë është i vetë popullit iranian.”

Ju sugjerojmë

Ngrica në aksin Vithkuq-Panarit, Bashkia Korçë në terren për pastrimin e borës
Aktualitet

Ngrica në aksin Vithkuq-Panarit, Bashkia Korçë në terren për pastrimin e borës

25 Nëntor, 2025 4:11 pm
Ilir Meta kërkon të pyetet nga SPAK për 21 Janarin si person në dijeni
Aktualitet

Ilir Meta kërkon të pyetet nga SPAK për 21 Janarin si person në dijeni

25 Nëntor, 2025 3:56 pm
VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan
Kryesore

VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan

25 Nëntor, 2025 2:56 pm
Demo: Bashkitë trefishojnë të ardhurat dhe afrohen me standardet e BE-së
Aktualitet

Demo: Bashkitë trefishojnë të ardhurat dhe afrohen me standardet e BE-së

25 Nëntor, 2025 2:33 pm
Atentati në Lushnje/Tre persona i bënë pritë kundërshtarit të Aldo Bares,zbulohen…
Kronikë

Atentati në Lushnje/Tre persona i bënë pritë kundërshtarit të Aldo Bares,zbulohen…

25 Nëntor, 2025 2:15 pm
Ukraina pranon planin e paqes të ndërmjetësuar nga Trump
Bota

Ukraina pranon planin e paqes të ndërmjetësuar nga Trump

25 Nëntor, 2025 2:09 pm
“Zgjedhjet ishin të ndershme”/ Berisha për deklaratën e Kos: Adhuruese e Edi Ramës
Kryesore

“Zgjedhjet ishin të ndershme”/ Berisha për deklaratën e Kos: Adhuruese e Edi Ramës

25 Nëntor, 2025 1:26 pm
Belgjikë, greva e sindikatave bllokon gjithë vendin
Bota

Belgjikë, greva e sindikatave bllokon gjithë vendin

25 Nëntor, 2025 12:11 pm
Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur
Kronikë

Atentati ndaj emrit të njohur të botës së krimit, policia: Është plagosur

25 Nëntor, 2025 11:19 am
Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Macron: Evropianët, të vetmit që duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me asetet ruse

25 Nëntor, 2025 11:07 am
Para
Lezha me “guidën” e saj turistike

Lezha me “guidën” e saj turistike

Zyrtarë të SHBA: Trump refuzoi planin izraelit për të vrarë liderin suprem në Iran

Zyrtarë të SHBA: Trump refuzoi planin izraelit për të vrarë liderin suprem në Iran

Ministeriali i Evropës Juglindore, zbardhet axhenda e ditës së Hënë

Ministeriali i Evropës Juglindore, zbardhet axhenda e ditës së Hënë

TE FUNDIT

Ngrica në aksin Vithkuq-Panarit, Bashkia Korçë në terren për pastrimin e borës

Ngrica në aksin Vithkuq-Panarit, Bashkia Korçë në terren për pastrimin e borës
25 Nëntor, 2025

Reshjet e borës të orëve të fundit kanë krijuar shtresa dëbore dhe akulli në segmentet e rrugës që lidhin Panaritin...

Lexo më shumë

Ilir Meta kërkon të pyetet nga SPAK për 21 Janarin si person në dijeni

Ilir Meta kërkon të pyetet nga SPAK për 21 Janarin si person në dijeni
25 Nëntor, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thirrur sot në burgun 313 mbrojtësin e tij ligjor, Avokatin Kujtim Cakrani dhe i...

Lexo më shumë

VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan

VanHorn takohet me Ballën dhe Bardhin, çfarë diskutuan
25 Nëntor, 2025

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn, u takua me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste...

Lexo më shumë

Demo: Bashkitë trefishojnë të ardhurat dhe afrohen me standardet e BE-së

Demo: Bashkitë trefishojnë të ardhurat dhe afrohen me standardet e BE-së
25 Nëntor, 2025

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se bashkitë shqiptare kanë shënuar progres historik në menaxhimin financiar, shërbimet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com