Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jo konsum malli për tre vjet. Ja vendimi i Gjykatës për të dashurin e Tunës…

2016/04/17 at 9:24 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Jo konsum malli për tre vjet. Ja vendimi i Gjykatës për të dashurin e Tunës…

Ylber Abdullahu, reperi kosovar i njohur me emrin e artit Cozman, u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës për mbajtjen e një sasie prej 18 gramësh kanabis sativa, që iu gjet me vete më 4 korrik 2015 në kryeqytet.

Të mërkurën, në përfundim të katër seancave të procesit gjyqësor në ngarkim të tij, gjykata vlerësoi të provuar akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie.

Artisti përfitoi uljen e një të tretës së këtij dënimi, për shkak se gjykimi ndaj tij u zhvillua me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Me gjithë uljen, që ia ka çuar masën e dënimit në 3 vjet e 4 muaj burg, Cozman nuk do të kthehet asnjë ditë në qeli.

Përfundimisht Gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg për të, duke e lënë në liri me kusht për një periudhë 3­vjeçare.

Referuar vendimit të Gjykatës, për një periudhë trevjeçare Cozman nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe duhet të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës në Tiranë.

Po ashtu, në zbatim të vendimit gjyqësor, ai nuk duhet të shoqërohet me persona të dënuar dhe duhet të heqë dorë nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Në të njëjtin vendim, trupi gjykues shfuqizoi vendimin caktimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Abdullahun, e cila iu dha atij kundrejt një garancie pasurore prej 5 mijë eurosh. “Garancia pasurore, në shumën 5 mijë euro t’i kthehet personit që e ka depozituar për llogari të vendimit datë 06.07.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi vendimi të marrë formë të prerë”, thuhej në dispozitivin e vendimit të gjykatës.

Ndryshe nga vendimi i gjykatës, në fazën e konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Prokurorisë kërkoi dënimin e të pandehurit

Abdullahu me 6 vjet heqje lirie. Reperi Cozman u ndalua më 4 korrik 2015, pak pasi kishte siguruar lëndën narkotike te një grup personash që po mbaheshin në vëzhgim nga policia, si të dyshuar për shpërndarje droge në Tiranë.

Shërbimet policore i bënë shenjë “stop” automjetit të tij tip “Range Rover” në rrugën “Asim Vokshi”, në afërsi të Dispanserisë dhe pas kontrollit fizik i gjetën këngëtarit sasinë e drogës, që, sipas tij, e kishte për përdorim vetjak. Gjatë gjykimit, ai shfaqi pendesë për veprën penale të kryer dhe premtoi para trupit gjykues që nuk do ta përsëriste më./ Panorama.al

Ju sugjerojmë

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës
Aktualitet

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës

19 Korrik, 2025 8:24 pm
Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën
Aktualitet

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën

19 Korrik, 2025 8:15 pm
Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

19 Korrik, 2025 8:06 pm
Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

19 Korrik, 2025 7:42 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

19 Korrik, 2025 7:13 pm
Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri
Aktualitet

Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri

19 Korrik, 2025 6:41 pm
Kurti dhe Limaj takohen,s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve
Rajoni

Kurti dhe Limaj takohen,s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

19 Korrik, 2025 6:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Ra në kontakt me rrymën elektrike e u rrëzua nga skela, humb jetën i riu në Shëngjin

19 Korrik, 2025 6:01 pm
INSTAT: Në vitin 2024, rreth 95 mijë ton qumësht, rënie me 6.6%
Aktualitet

INSTAT: Në vitin 2024, rreth 95 mijë ton qumësht, rënie me 6.6%

19 Korrik, 2025 5:38 pm
Mbytet anija turistike në Vietnam, humbin jetën 28 persona
Bota

Mbytet anija turistike në Vietnam, humbin jetën 28 persona

19 Korrik, 2025 5:21 pm
Para
Video/ Ja si e përjetojnë tifozët lojën e shëmtuar të Mancester UTD

Video/ Ja si e përjetojnë tifozët lojën e shëmtuar të Mancester UTD

Fejesa e prishur me motrën e pedagoges, ja pse i riu ja dogji makinat “kunatës”

Fejesa e prishur me motrën e pedagoges, ja pse i riu ja dogji makinat "kunatës"

“Kaubojsi” diamante dashurie për gruan: Për mërzitjen që të shkaktova…

"Kaubojsi" diamante dashurie për gruan: Për mërzitjen që të shkaktova...

Please login to join discussion

TE FUNDIT

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës
19 Korrik, 2025

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur këtë të shtunë në plazhin e Ksamilit. Siç shihet edhe nga pamjet e Klan...

Lexo më shumë

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën
19 Korrik, 2025

Turizmi me kamper është kthyer në një trend në rritje. Liria e lëvizjes, afërsia me natyrën dhe kostoja më e...

Lexo më shumë

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!
19 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje, përmes të cilës tregon produktet e bllokura nga institucionet, pasi tregtoheshin pa faturë....

Lexo më shumë

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa
19 Korrik, 2025

Rusia ka sulmuar me dronë dhe raketa Odesën në Detin e Zi dhe qytete të tjera ukrainase, duke vrarë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com