Të mbledhura në Gjenevë, 65 organizata, përfshirë UNHCR, IOM kanë akorduar 550.000.000 $ për shtetet që presin refugjatët të cilët largohen nga Lindja e Mesme.
Sipas UNHCR në 2015-ën një milion refugjatë dhe emigrantë kanë mbërritur në Evropë me anije. Rreth 850,000 prej tyre kanë kaluar nga Turqia e Greqia, për të vazhduar nëpër Ballkan drejt Austrisë, Gjermanisë, Suedisë dhe vende të tjera.
Fondi i akorduar është për operacionet humanitare gjatë vitit 2016 për të gjitha vendet e prekura. Sipas UNHCR rreth gjysma e fondeve të caktuara shkon për Greqinë. Operacionet humanitare do të përfshijnë ndihmën dhe mbrojtjen e njerëzve që po vijnë, duke përfshirë identifikimin e tyre, regjistrimin, strehim, ujë etj. Gjithashtu fondet shkojnë për të forcuar kapacitetet, etj. /opinion.al/