Aktualitet

Jep dorëheqjen pas 4 muajsh në detyrë kreu i kadastrës në Sarandë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:56 - 24/09/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen nga detyra kreu i Kadastrës së Sarandës, Andri Dhima.

Dhima ka qendruar vetëm katër muaj në krye të Kadastrës së Sarandës, pasi ai është emëruar në këtë post që prej majit të këtij viti.

Sipas abc news në këtë pozicion tashmë është emëruar Aida Demi. Prej tre vitesh ajo ka qenë drejtoreshë në Zyrën Juridike të Sarandës.

Demi është drejtuesja e tretë që emërohet në krye të këtij institucioni brenda këtij viti.

Gjatë ditës së sotme ka pasur ndryshime edhe në krye të Kadastrës së Vlorës, ku drejtori Klodian Troci është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Reinard Meta.

Kujtojmë po ashtu se SPAK ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në zyrat e Kadastrës së Vlorës, ku kanë bërë verifikime për prokurorin e Sarandës Sali Hasa, i arrestuar për korrupsion, me dyshimet se mund të ketë prona të regjistruara në këtë hipotekë, por edhe kanë marrë të dhëna lidhur me dosje të tjera që ende nuk janë bërë publike.

Pas