Rajoni

Jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë në Kosovës, zbulohet arsyeja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:49 - 01/10/21 |
Opi Nion

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga detyra.

Sipas tij, dorëheqja vjen sepse Vitia do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Në konferencë për mediat Vitia foli për punën që ka bërë gjatë kësaj kohe si ministër i Shëndetësisë në Kosovë, teksa njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti që ka mbajtur deri tani.

Pata privilegjin t’i shërbejë popullit në kohë të vështirë.  Më lejoni të ju njoftoj për vendimin që e kam marrë në dakordim me kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Unë sot po e përmbylli angazhimin tim në këtë detyrë,  me të cilën më pat ngarkuar Kurti, ku jam mirënjohës ndaj tij”, deklaroi ai në konferencë.

Ndërkohë, siç edhe është bërë publik më herët zëvendësues i ministrit  të Shëndetësisë do të jetë Dafina Gexha-Bunjaku./Opinion.al

Pas