Alkooli është i pashmangshëm në tavolina mes miqsh ose festa të orëve të vona në fundjavë. Të rinjte e konsiderojnë atë pjesë të pandashme të argëtimit, por shpesh e kanë të vështirë të kontrollojnë veten dhe përfundojnë të dehur.
Nëse ju ka ndodhur të deheni e të ndiheni keq, ja pijet dhe ushqimet që duhet të konsumoni menjëherë, për tu ndjerë më mirë:
Lëngu i arrës së kokosit apo dhe Pedialyte (pije për dehidratimin e fëmijëve) janë shumë të rekomanduara për konsumim pasi përmbajnë vitamina.
Lëngu i frutave si p.sh lëngu i boronicës së kuqe pasi është pak i athët. Fruktoza që gjendet në lëngun e frutave i jep trupit një gjendje konstante të energjisë, plus kësaj që lëngjet përmbajnë vitamina dhe ujë që shërbejnë për hidrimin e trupit.
Lëngu i turshisë pasi përmban uthull, kripë dhe ujë. Ky lëng përmban elektrolite dhe sodë.
Ushqimet: Bananet dhe jeshillëqet. Ato përmbajnë potasium. Nëse jeshillëqet nuk i duroni dot që në pikë të mëngjesit, i shtoni dhe pak kos dhe kapërdijini me zor.
Bukë të thata ose tost me mjaltë. Këto përbërës rrisin nivelin e sheqerit në gjak pa sjellë shqetësime në stomak.
Supë pule rekomandohet meqë përmban lëng dhe mishi i pulës cysteinë që i duhet mëlçisë për të funksionuar normalisht.