Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jehona e 30 qershorit në mediat ndërkombëtare: Zgjedhjet e qeta pa opozitë

2019/07/01 at 11:19 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Jehona e 30 qershorit në mediat ndërkombëtare: Zgjedhjet e qeta pa opozitë

Situata para dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare të cilat kanë komentuar procesin e votimit dhe krizën politike në vend.

Emëruesit e përbashkët të gjithë këtyre shkrimeve ishte fakti që zgjedhje pa opozitën nuk bëheshin që prej daljes së vendit nga diktatura 50 vjeçare, ato kaluan të në mënyrë të qetë dhe se kryeministri Rama ishte treguar i vendosur për kryerjen e zgjedhjeve pavarësisht dekretit të presidentit Meta.

“Opozita e vendit ka bojkotuar zgjedhjet, teksa incidente të vogla ndodhën në qendrat e votimit, Presidenti Meta ka lëshuar një dekret për shtyrjen e zgjedhjeve, por kryeministri Rama e ka refuzuar atë. Madje ai ka fajësuar presidentin, dikur aleat të tij”, shkruan “BBC”.

Ndërsa “Aljazeera” duke iu referuar situatës në vendin tonë, bën me dije se: “Shqiptarët kanë votuar në një situatë të tensionuar por të qetë, teksa zgjedhjet janë kthyer në një pikë krize demokratike, me opozitën që ka bojkotuar zgjedhjet dhe refuzon të njohë rezultatet e saj”.

Në shkrim theksohet se shteti i Ballkanit është goditur nga trazirat politike që nga muaji shkurt, kur deputetët e opozitës hoqën dorë nga mandatet dhe nisën protesta të dhunshme në rrugë kundër kryeministrit Rama, i cili akuzohet për mashtrim dhe korrupsion në zgjedhjet e 2017-ës. Por, ky i fundit i ka mohuar akuzat.

“The Washington Post”, raporton se pavarësisht situatës së tensionuar dhe kërcënimeve të opozitës për të mos njohur votimin, procesi ka vijuar normalisht.

Ndërsa “Reuters”, duke iu referuar thirrjeve të vendeve ndërkombëtare për të shmangur dhunën, thotë se votimi në zgjedhjet lokale, të bojkotuara nga partitë e opozitës, vijoi me qetësi mes pjesëmarrjes së ulët.

“Pasi vendet perëndimore paralajmëruan dhe bën thirrje kundër dhunës, ndonëse disa protestues përdorën këngë dhe slogane nga e kaluara komuniste”, thekson “Reuters”.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë më 30 qershor votuan 771 863 qytetarë apo 21.6%. /Opinion.al

Etiketa: 30 qershorbbcWashington Post

Ju sugjerojmë

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
Bota

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

7 Nëntor, 2025 10:38 pm
Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Aktualitet

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

7 Nëntor, 2025 9:43 pm
Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
Bota

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

7 Nëntor, 2025 9:38 pm
Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
Kronikë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

7 Nëntor, 2025 8:36 pm
Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat
Aktualitet

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat

7 Nëntor, 2025 6:58 pm
U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë
Kronikë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë

7 Nëntor, 2025 5:51 pm
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
Kronikë

Akuzohen se ofruan para për të blerë vota për PS, SPAK dërgon për gjykim tre persona

7 Nëntor, 2025 5:08 pm
Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse
Bota

Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

7 Nëntor, 2025 5:03 pm
Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima
Bota

Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima

7 Nëntor, 2025 4:08 pm
Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat
Sport

Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat

7 Nëntor, 2025 3:57 pm
Para
Numri i votave më i lartë se votuesit, KQZ justifikon veten

Numri i votave më i lartë se votuesit, KQZ justifikon veten

Pengoi hapjen e qendrave të votimit, pranga të riut

Pengoi hapjen e qendrave të votimit, pranga të riut

Shifrat e pasakta,Zguri: Paaftësi ose tregues parregullsie e zgjidh hetimi

Shifrat e pasakta,Zguri: Paaftësi ose tregues parregullsie e zgjidh hetimi

TE FUNDIT

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
7 Nëntor, 2025

Shkencëtari James Watson, fitues i Çmimit Nobel, bashkëzbulues i strukturës së ADN-së, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeç. Hulumtimi...

Lexo më shumë

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
7 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright,...

Lexo më shumë

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
7 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se do të donte të zhvillonte një takim të mundshëm me homologun rus Vladimir...

Lexo më shumë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
7 Nëntor, 2025

Një krim makabër ka ndodhur në Greqi. Kufoma e një mashkulli të djegur, i lidhur me pranga në sediljen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com