Presidenti i SHBA, Donald Trump u përfshi në një përplasje të ashpër me gazetarin e e NBC News , Peter Alexander një ditë më parë, kur ky i fundit e pyeti në lidhje me aeroplanin luksoz që qeveria e Katarit po u dhuron Shteteve të Bashkuara.
Trump e quajti Alexander një “reporter të tmerrshëm” dhe një “idiot” që nuk trajtoi “gjenocidin” e fermerëve të bardhë të Afrikës së Jugut.
“Duhet të largohesh që këtej. Çfarë lidhje ka kjo me një avion luftarak të Katarit? Po u japin Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara një avion luftarak dhe është një gjë e shkëlqyer. Po flasim për shumë gjëra të tjera”, iu drejtua presidenti amerikan gazetarit.
Incidenti ndodhi në Zyrën Ovale, ku u zhvillua takimi mes Presidentit të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa dhe Donalad Trump.