Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Je bërë si lopë”, fyerjet e bashkëshortit e dërguan në psikiatri

2023/01/15 at 3:45 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Je bërë si lopë”, fyerjet e bashkëshortit e dërguan në psikiatri

Në ditëlindjen e tretë të djalit, pas orësh e orësh që prisnin të festonin, babai i fëmijëve nuk erdhi deri pas mesnatës. Alma kishte harruar qenien e saj, merrte ofendime nga bashkëshorti për pamjen dhe të gjitha këto i shkaktuan kriza paniku, prej të cilave u zgjua në spitalin psikiatrik të Athinës.


Mjaftoi biseda me një psikologe që t’i kujtonte Almës se në të vërtetë kishte një rrugëdalje. Për herë të fundit,ajo u përpoq t’i jepte një puls martesës dhe familjes me shpresën se do mund t’i shpëtonte.

 

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që ndave mendjen, the unë do eci e vetme përpara?

Alma: Kishin arritur gjërat në atë pikë sa ne nuk kishim asnjë pikë komunikimi më, edhe në shtëpi rrallë takoheshim. Por momenti që thashë stop ishte kur çuni im kishte ditëlindjen më 30 Korrik dhe bëhej 3 vjeç dhe e marr në telefon, i thashë do vish një çikë herët sot që do rregulloj një çikë që të ndiejnë fëmijët atmosferën që çuni ka ditëlindjen? Dhe më tha “po”. Kaloi një farë ore, nuk e kisha shtruar tavolinën që ta prisnim, e marr në telefon, “erdha, tani kam takuar një shok, po pi një birrë dhe erdha”. Pastaj kaloi një orë, e marr prapë  në telefon, “për 5 minuta jam aty, erdha”, kaluan, kaluan, erdhi mesnata, nuk e festuam ditëlindjen e çunit, fëmijët vajtën në gjumë, unë e prita, nuk fola fare kur erdhi. Hyri brenda, “hë mo se sikur ça ka ndodhur” më tha mua.

Jam munduar gjithmonë situatat të kalojnë pa u dëgjuar, e kisha harruar veten fare-fare. Më duket se ajo mbingarkesa… kisha harruar se jam femër, apo një çikë të rregulloj veten apo kisha vajtur dhe isha bërë edhe 100 kile, më thoshte “je bërë si lopë” dhe ajo mbingarkesa… më erdhën kriza paniku. Erdhi ambulanca më mori dhe u gjenda papritmas në spitalin psikiatrik të Athinës. Kur e kam parë veten aty jam trembur, kam thënë po unë çfarë dua këtu? Po fëmijët çfarë do bëhen?

Kam ndenjur aty 2-3 orë bisedë me psikologen. Ka qenë ai momenti që mua më është ndezur në tunel, ajo drita që unë nuk e shihja askund. Ishte hera e parë në jetën time që unë mundesha të nxirrja çdo gjë që kam brenda dhe të shpjegoj tamam si ndihem diku. Dhe një fjalë magjike e psikologes më ka dhënë krahë, më tha “po ti je shumë e fortë”. S’e kisha  dëgjuar të ma thoshte dikush se ti je e fortë dhe ta besoj se jam e fortë, unë besoja se nuk jam e fortë, besoja se nuk mundem, se nuk do ia dal. Këshilla tjetër ishte “me këto që po më tregon”, tha, “ti je në një ambient toksik. Në qoftë se situatën nuk e ndërron dot, ti duhet të ndërrosh ambientin”.

Dhe vërtet unë jam ndierë sikur u çlirova. Ishte hera e parë në jetën time që unë shkova te psikologu sepse e kishim dhe si tabu, të shkoj në psikolog vetë, nuk jam e çmendur, por aty kuptova se çfarë ndihme mund të marrësh. Pastaj shkova në shtëpi, u mundova ta përqafoj sepse unë doja ta shpëtoja situatën në familje, nuk doja t’i jepja fund, pavarësisht të gjithave. Më ka dhënë një të shtyrë, “shih si je moj”, tha. Ai sikur më shtypi edhe një buton tjetër, të nesërmen shkova u regjistrova në palestër, fillova dietën, shkova u rregullova, pas 3 muajsh isha fantastike, ndihesha të paktën, nuk e di si isha vërtet.

Ardit Gjebrea: Të bëri kompliment të paktën?

Alma: Kompliment nuk më ka bërë ndonjëherë, por filloi të xhelozonte. Megjithatë edhe pse u bëra më e bukur nuk u rregulluan marrëdhëniet tona sepse kishte humbur çdo gjë mes nesh dhe nuk doja që fëmijët e mi të rriten në një atmosferë të tillë që prindërit s’kanë më komunikim me njëri-tjetrin dhe në fakt ia kërkova në mënyrë paqësore. I thashë ne kemi marrë fund, mirëpo asokohe shqiptarët e atij brezi sikur nuk e pranojnë lehtë dhe u detyrova dhe lëviza, ndërrova qytet, mora fëmijët dhe ika./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Në pritje të playoffit të Botërorit, Sylvinho: Duhet të gabojmë sa më pak

21 Janar, 2026 7:06 pm
Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
Aktualitet

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

21 Janar, 2026 6:33 pm
Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
Kronikë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

21 Janar, 2026 6:29 pm
Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

21 Janar, 2026 6:02 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Kryesore

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

21 Janar, 2026 5:58 pm
Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA
Bota

Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA

21 Janar, 2026 5:09 pm
Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë
Aktualitet

Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë

21 Janar, 2026 5:06 pm
Nga projektet e naftës tek pasuritë minerale/ 7 pikat e marrëveshjes Ukrainë-SHBA
Bota

Trump zyrtarizon takimin me Zelenskyn, liderët do të takohen të enjten në Davos

21 Janar, 2026 5:01 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes

21 Janar, 2026 4:58 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën

21 Janar, 2026 4:48 pm
Para
“Qaja teksa filmoja kufomat”, kameramani tregon si e dokumentoi masakrën e Reçakut

“Qaja teksa filmoja kufomat”, kameramani tregon si e dokumentoi masakrën e Reçakut

Mbeti i bllokuar mes shkëmbinjve në Gramsh, 43-vjeçari: Ishte tmerr, ngeca aty

Mbeti i bllokuar mes shkëmbinjve në Gramsh, 43-vjeçari: Ishte tmerr, ngeca aty

Pasurinë e ke me bashkëshortin apo të ndarë? Xhaçka:Do u jepja përgjigje nëse…

Sulmet ruse në Dnipro, Xhaçka: Taktikat ruse të ngjashme me një organizatë terroriste
















TE FUNDIT

Në pritje të playoffit të Botërorit, Sylvinho: Duhet të gabojmë sa më pak

Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
21 Janar, 2026

Edhe pak javë na ndajnë nga momenti më vendimtar i Kombëtares Shqiptare. Në muajin mars kuqezinjtë i pret faza e...

Lexo më shumë

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mbrëmje në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me vajzën e Presidentit amerikan,...

Lexo më shumë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
21 Janar, 2026

Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar masën e caktuar për ish-zyrtarin e Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha. Gjykata e Apelit të...

Lexo më shumë

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
21 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë kërkesë zyrtare edhe Selisë së Shenjtë në Vatikan që të bëhet pjesë e Bordit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com