Sipas TMZ, kompania e ka akuzuar Rita Oren për mos përmbushje të obligimeve.
Sipas akuzës, 25-vjeçarja e kishte nënshkruar marrëveshjen në vitin 2008 dhe ishin investuar miliona në karrierën e saj.
Jay Z akuzon Ritën se ajo është dashur të lanconte pesë albume, por, sipas labelit, ajo ka lancuar vetëm një.
Këngëtarja kishte paditur këtë kompani në muajin dhjetor duke thënë se është “neglizhuar” nga kompania dhe se kishte realizuar këngët për albumin e dytë, por ‘labeli’ nuk i kishte ndihmuar t’i lansonte.
Në akuzë, “Roc Nation” thotë se ka shpenzuar gati 2.3 milionë dollarë në reklamim të albumit të saj të dytë dhe tani po kërkon që t’i kthehen paratë.