Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Java fillon me ndjenja e emocione, mesi i saj paraqitet i vështirë/Parashikimi për të gjitha shenjat

2024/06/17 at 2:05 PM
në -Jetë dhe Stil, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Java fillon me ndjenja e emocione, mesi i saj paraqitet i vështirë/Parashikimi për të gjitha shenjat

Kjo javë e qershorit ka lëvizje shumë të rëndësishme astrologjike.


Chrysanthi Kalogeri, astrologia e programit ”Shije Shtëpie” në Tv Klan parashikon një periudhë me shumë ndjenja e emocione që do të na afrojnë me të dashurit.

Njëkohësisht, favorizohen shumë aktivitetet sociale, planet, organizimet por këshillon kujdes me financat. Këtë javë, ditët më pak të favorizuara janë nga e mërkura deri të premten, e veçanërisht e enjtja që mund të ketë kurthe e zhgënjime. Shenja që do të gjendet më mirë këtë periudhë janë Peshqit.

Chrysanthi Kalogeri: Sot Afërdita dhe Mërkuri kalojnë në shenjën e Gaforres kështu që do të jemi më të ngarkuar nga ana emocionale, do të jemi më të ndjeshëm, do të duam të shprehim më tepër dashurinë tonë ndërsa mendimet dhe arsyetimet do të jenë të ngjyrosura nga emocionet dhe ndjenjat që ne do të ushqejmë për të tjerët. Në datën 21 Dielli kalon në shenjën e Gaforres, do të ndodhë edhe solstici veror, dita më e gjatë në hemisferën veriore dhe do tëna preokupojë familja, ndjenjat, afrimi me të dashurit, mund të bëhemi pak nacionalistë, të shohim më tepër interesat e ngushta të familjes dhe atdheut, mjaft mos të tejkalojmë kufijtë. Nga e mërkura deri të premten duhet të jemi të kujdesshëm, por veçanërisht të enjten sepse është një ditë që ka zhgënjime, kurthe dhe mund të ndiejmë debulesë, pak të pafuqishëm.

Duhet të çlodhemi, të pushojmë, mos ta teprojmë nëse nuk jemi në gjendje të bëjmë një veprimtari, të evitojmë gabimet, të ëndërrojmë, të materializojmë frymëzimin tonë me qëllim që të përfitojmë. Nuk favorizohen aktivitetet financiare, premtimet nuk  do të kenë realizime. Ngjarja më e rëndësishme e javës është hëna e plotë në Bricjap ose në aksin Gaforre-Bricjap në datën 22 të muajit. Është një hënë e plotë që na bën të jemi më të organizuar, më të disiplinuar, më të përgjegjshëm dhe të kujdesemi për imazhin që do të nxjerrim në jetën sociale pasi kjo e fundit dhe karriera do të jenë në fokusin tonë dhe mbresat që do të lëmë  përmes sjelljes, qëndrimit, fjalëve, veshjes do të përcaktojnë zhvillimin e ngjarjeve në vijim.

Hëna e plotë ndikon deri në hënën e re në Gaforre në datën 7 për të vijuar me hënën e plotë sërish në këtë shenjë në datën 21 korrik. Kjo do të thotë se disa çështje që do të shfaqen në këtë periudhë do të mbyllin kapitullin, do të përfundojnë dhe mund të marrim rezultatet më 10 korrik ose me hënën e plotë. Kujdes në iniciativat që do të ndërmerrni dhe mënyrën si do t’i trajtoni.

Dashi – Kalimi i Afërditës dhe Mërkurit në Gaforre ju bën të merreni më tepër me përmirësimin e kushteve në shtëpi e familje, të afroheni më tepër me të dashurit, të vendosni për një bashkëjetesë ose për të ndryshuar shtëpinë që të përmirësoni kushtet e jetesës. Të enjten mos hyni në biseda serioze me njerëzit e rrethit tuaj që ndani jetën e përditshme pasi mund t’ju prishin qetësinë. Gjeni kohën për t’u çlodhur sepse keni kaluar një periudhë stresuese. Hëna e plotë në datën 21 vendos fokusin në jetën sociale, karrierë, arritjet profesionale por s’duhet të lini pas dore marrëdhëniet, detyrimet familjare  sepse duhet një ekuilibër. Nëse nuk do ta prishni, do të keni bashkëpunime të forta që do ju mbështesin dhe arritje sociale shumë të mira. Organizoni sa më mirë punën tuaj, merrni përgjegjësinë që ju takon pa lënë pas dore as familje deri në 10-ditëshin e parë të korrikut.

Demi – Një periudhë shumë e mirë për aktivitetin social, do të jeni në lëvizje, takime, udhëtime, kontakte dhe do të promovoni punën e jetën personale por edhe synimet  e qëllimet që keni. Të enjten jini të kujdesshëm me shpenzimet që duhet të bëhen si realizim i një synimi. Premtimet që mund t’ju bëhen nga një njeri i rrjetit tuaj shoqëror për punën, nuk do të realizohen. Me hënën e plotë në Bricjap ndikoheni pozitivisht dhe mund të bëni një udhëtim të gjatë, plane për të ardhmen, të zgjidhni një çështje ligjore, studimesh apo prone por duhet të bëhen pa një zgjidhje provizore. Funksiononi në mënyrë të tillë që të gjeni stabilitet dhe zgjidhje afatgjatë. Sa më të organizuar, të sigurt në vendimet dhe sjelljen tuaj aq më mirë do ia dilni mbanë dhe do të zgjidhni problemet.

Binjakët – Nga sot e deri më 10 korrik është një periudhë shumë e mirë për financat, sigurinë por kujdes me shpenzimet që do  të keni. Fokusohuni të rrisni të ardhurat por mos shpenzoni pa llogari. Të enjten duhet të kenë kujdes të lindurit në ditët e fundit të shenjës me njerëz që janë më lart në ambientin e punës apo prindërit. Mos kërkoni  sepse  premtimet nuk do të realizohen. Kujdes me njerëzit që ju thurin lavde sepse kërkojnë të marrin suksesin me prapaskena. Ata që kanë ditëlindjen nga e mërkura deri të premten duhet të kenë kujdes gjatë gjithë vitit të ditëlindjes. Hëna e plotë në Bricjap ju fokuson në sferën financiare që ka të bëjë me të tjerët, rregulloni çështjet dhe problemet financiare, organizoni të ardhurat dhe investimet apo ana emocionale do të funksionojnë më mirë.

Gaforrja – Kalimi i Afërditës, Mërkurit dhe Diellit në shenjën tuaj fillon një periudhë shumë të mirë ku do të shkëlqeni, do të ndiheni të dashuruar, do të ofroni dashuri e kujdes dhe mund të merrni me lehtësi çfarë dëshironi dhe të realizoni qëllimet e synimet. Të enjten, në lajmet e informacionet që do t’ju vijnë, premtimet për të ardhmen nuk do të jenë reale ose s’do të kenë një bast të vërtetë. Kujdesuni për shëndetin, gjeni kohë të relaksoheni e ëndërroni por deri aty. Hëna e plotë përballë jush nxjerr në pah marrëdhëniet dhe bashkëpunimet. Nuk është momenti të merrni vendime përfundimtare nëse nuk jeni të kënaqur në një marrëdhënie ose bashkëpunim. Veproni sa më të organizuar dhe vendosni pas hënës së re në shenjën tuaj në fillim të korrikut.

Luani – Një periudhë shumë e mirë për jetën intime ku do të kaloni bukur me të dashurit larg syve të të tjerëve. Kujdesuni më tepër për shëndetin, përpiquni të qetësoheni paralelisht me aktivitetin deri në 10-ditëshin e parë të korrikut. Të enjten nuk do të merrni mbështetjen që ju është premtuar, mbështetuni te forcat tuaja. Hëna e plotë në Bricjap ju bën të jeni më të organizuar në punë, përditshmëri, të jeni të palodhur dhe të përgjegjshëm.

Virgjëresha – Një periudhë pozitive ku nga sot e në periudhën që vijon do të jeni shumë socialë, do të keni ftesa, do të dilni me miq dhe duhet të jeni kudo të pranishëm në rrjetin tuaj social pasi ju favorizoheni dhe do të krijoni kushte shumë të mira për jetën personale për të njohur një bashkëpunëtor ose dikë që do të ndryshojë marrëdhëniet tuaja ose për jetën profesionale ku do të keni arritje pasi jeni në një fazë ku mund të lulëzoni. Jini të kujdesshëm të enjten në nënvlerësimet që mund t’ju bëjnë, premtimet që mund t’ju japin sepse mund t’ju prishin qetësinë, mos i merrni gjërat seriozisht por fokusohuni te çfarë përbën interes. Hëna e plotë në Bricjap krijon një klimë erotike, keni shanse shumë të mira për jetën personale, të filloni një lidhje dashurie por edhe të realizoni diçka kreative,  mjafton të jeni të organizuar, korrektë dhe të qëndrueshëm.

Peshorja – Një periudhë shumë e rëndësishme për jetën sociale dhe profesionale. Deri në 10-ditëshin e  parë të korrikut do të shkëlqeni, do të dilni në sipërfaqe. Nëse keni një aktivitet social apo artistik do të lini mbresa shumë të mira që do të sjellë përfitime në jetën personale ose planet për profesionin. Kini  kujdes në jetën e përditshme dhe nëse jeni në një udhëtim, jini të vëmendsshëm m organizimin. Hëna e plotë në Bricjap ju fton të fokusoheni në familje, anën psikologjike, të gjeni ekuilibër mes punës e familjes pa lënë asgjë pas dore dhe nëse e arrini këtë do të shihni se do të shpërbleheni nga bashkëpunëtorët, ana financiare apo edhe planet që keni.

Akrepi – Fillon një periudhë që vazhdon në pjesën më të madhe të korrikut ku hapen horizonte të reja, mund të bëni plane për të ardhmen, udhëtime, të vendosni për studimet, letra jashtë shtetit, çështje ligjore. Jini shumë të kujdesshëm të enjten në një investim, shpenzime që mund të bëni për një vepër që po realizoni ose kërkesa që mund të kenë fëmijët. Ndani dëshirat nga nevojat dhe evitoni investimet nga data 19-21. Hëna e plotë në Bricjap ju sjell afër njerëzve tuaj, ju bën më të komunikueshëm por varet sesi do të reflektojë kjo në marrëdhëniet personale e profesionale.

Shigjetari – Fillon një periudhë shumë e rëndësishme për financat dhe të ardhurat. Mund të favorizoheni nga të tjerët, të keni mbështetje e ndihmë ekonomike. Nga data 19-21 jini të kujdesshëm, sidomos të enjten. Vlerësoni drejt propozimet dhe fjalët që do të thonë të tjerët. Mos i zmadhoni në kokën tuaj, mos lejoni të ndikojë anën psikologjike sepse mund të krijohen keqkuptime. Në datën 21 deri më 10 korrik fokusohuni te financat, organizimi i tyre dhe disiplina në fushën financiare.

Bricjapi – Fillon një periudhë me shanse, ideale për marrëdhëniet e bashkëpunimet në jetën personale për të krijuar një lidhje afektive, një dashuri të re apo një bashkëpunim financiar e profesional. Nga data 19-21 jini të kujdesshëm me komunikimin ndaj të tjerëve, gabimet në jetëne përditshëm për shkak të mungesës së përqendrimit por edhe për anën shëndetësore. Fokusohuni te vetja, përpiquni të evitoni paqëdrueshmëri në mënyrën si gjykoni dhe perceptoni gjërat, mos jini të rreptë dhe mos merrni vendime përfundimtare për marrëdhëniet e bashkëpunimet, prisni deri pas datës 6 korrik.

Ujori – Është  periudha ku do të jeni shumë të aktivizuar në jetën e përditshme por do të ketë edhe gjëra të bukura, do të shijoni paralelisht me punën. Nga data 19-21 evitoni çdo gjë që ka të bëjë me investime e shpenzime parash ose diçka që kërkon partneri, fëmija sepse do të jetë shpenzim i kotë. Hëna e plotë në Bricjap ju fokuson te shëndeti, gjeni kohë të çlodheni, evitoni ankthin,  përpiquni të keni stabilitet psikologgjik që do të sjellë përfitime në fusha të tjera të jetës.

Peshqit – Ndoshta jeni më të favorizuarit e periudhës sepse planetët kalojnë në shtëpinë tuaj të pestë kështu që fillon një moment shumë i mirë, erotike ku mund të shprehni edhe krijimtarinë. Do të kaloni bukur me të dashurit dhe mund të gjeni mbështetje nëse keni pengesa e vonesa, madje të merrni edhe dhurata. Është në dorën tuaj sa do e pranoni dashurinë dhe të tjerët. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës, nga data 19-21 duhet të jenë të kujdesshëm në problemet familjare, mënyrën si mund të dalë një problem familjar që kërkon zgjidhje nga ju. Mos u hutoni, nëse ndieni debulesë përpiquni të gjeni kohë për veten. Hëna e plotë në Bricjap ju bën më socialë, të jeni të aktivizuar në rrjetin shoqëror sepse do të keni zhvillime shumë të mira në sferën profesionale e personale pasi favorizoheni në të dyja fushat./tvklan



Ju sugjerojmë

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

22 Maj, 2025 10:42 pm
Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
-U tha në Opinion

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

22 Maj, 2025 10:38 pm
Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
-U tha në Opinion

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

22 Maj, 2025 10:16 pm
Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
-U tha në Opinion

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

22 Maj, 2025 10:06 pm
Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë
-U tha në Opinion

Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë

22 Maj, 2025 9:43 pm
Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë
-U tha në Opinion

Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

22 Maj, 2025 9:24 pm
Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë
-U tha në Opinion

Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë

22 Maj, 2025 9:17 pm
“Dhëmbë për dhëmbë në zgjedhjet e 2025”, Këlliçi: Dy duar për një kokë, mandatin e katërt nuk ua falim…
Politikë

A duhet të dorëhiqet Berisha? Belind Këlliçi i shmanget pyetjes

22 Maj, 2025 9:13 pm
Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra
-U tha në Opinion

Berisha shpreh lutjet për Artan Lamen dhe zbulon arsyen e largimit të tij nga detyra

22 Maj, 2025 9:12 pm
Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale
Bota

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

22 Maj, 2025 9:05 pm
Para
Kremlini: SHBA e shtyn Ukrainën në luftë, operacioni special ushtarak vazhdon

Paralajmërimi i Stoltenberg për armët bërthamore, Kremlini: Një tjetër përshkallëzim i tensionit!  

UEFA zbulon arbitrin e sfidës Kroaci-Shqipëri

UEFA zbulon arbitrin e sfidës Kroaci-Shqipëri

“Pastrimi i parave të pista ulëret në Tiranë”, Meta sulmon sërish Dumanin: SPAK, parti e paligjshme prokurorësh

“Pastrimi i parave të pista ulëret në Tiranë”, Meta sulmon sërish Dumanin: SPAK, parti e paligjshme prokurorësh
















TE FUNDIT

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë sa i takon votës së diasporës. Në studion e emisionit...

Lexo më shumë

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
22 Maj, 2025

Në intervistën në “Opinion” në Tv Klan, në një analizë për Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 11  majit, kryetari i Partisë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
22 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan, ku foli lidhur...

Lexo më shumë

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
22 Maj, 2025

Sali Berisha i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, kryetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com