Jamarber Malltezi është i vetmi politikan në radhët e PD që reagon për masakrën mjedisore në Kamëz. Atje prej ditësh po digjen mbeturinat në natyrë pasi nuk ka më kapacitete në landfill. Ndërsa të gjithë heshtin ndaj dëmit të madh që po u bëhet qytetareve, dhëndrri i Berishës tregohet i ashpër me të zgjedhurin e PD në Kamëz, Xhelal Mziu.
Statusi i Jamarber Malltezit
Turp dhe trishtim me situaten e mbetjeve urbane ne Kamez. Imazhet jane te renda dhe te papranueshme per banoret dhe me rrezik per shendetin e njerezve. Bashkia duhet te reagoje shpejt. Eshte e vonuar. Edhe nese kjo vjen si pasoje e papergjegjshnerise apo keqdashjes se firmes se kontraktuar, kjo nuk e lehteson nga pergjegjesia Bashkine Kamez. Ta coje per ndjekje penale dhe per rrezikim shendetit te qytetareve. Por edhe duhet te kete plan menaxhimi mbetjesh si edhe plane per situata emergjencash qe duhet te fuse ne perdorim. Per me teper landfilli i Sharres eshte vec 8 km larg. Kjo eshte situate e papranueshme.