Është zbardhur dëshmia e 30-vjeçares, Egljanta Isufi, e cila braktisi foshnjën e porsalindur në një garazh në Yzberisht.
Mësohet se 30-vjeçarja fillimisht ka mohuar se se është nëna e foshnjës. Ajo bashkë me nënën e saj është shoqëruar në komisariat.
Të pyetura nga efektivët e policisë, nënë e bij kanë mohuar se kanë lidhje me foshnjën e braktisur.
Por nga verifikimi i telefonave celular të dy të shoqëruarve në polici janë vërtetuar edhe dyshimet e efektivëve.
30-vjeçarja rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë.
Ajo ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur bebin ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.
Grupi hetimor ka pasur dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit ku dhe më pas e ka braktisur dhe është kthyer në banesë. Vajza nuk ka folur fare për babain e fëmijës, por ka kërkuar të mos identifikohet dhe më pas është transportuar për në spital./Opinion.al