Karabinierët e Romës kanë arrestuar një burrë 45 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili shtirej si burri e një gruaje me të cilën një tregtar romak 31vjeçar kishte një raport intim dhe u përpoq për t’i grabitur 50 mijë euro në këmbim të heshtjes.
Sipas mediave italiane, shqiptari u paraqit me një emër të rremë dhe i tha biznesmenit se i përket një grupi të rrezikshëm kriminal shqiptar. Ai e kishte kërcënuar t’i jepte 50 mijë Euro ndryshe do ta vriste.
Tregtari nga Roma kishte denoncuar ngjarjen në polici dhe së bashku me hetuesit kishte sajuar një takim me 45vjeçarin shqiptar për t’i dhënë shumën e parave që i kishte kërkuar.
Gjatë momentit që do kryhej shkëmbimi i parave, shqiptari u arrestua në flagrancë nga policia./ Panorama