Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jam barbar…

2016/03/28 at 7:32 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Jam barbar…

 


Nga Arian Galdini

Nuk kam qenë aq qytetar i mirë sa të dal në çdo Protestë që është bërë për Parkun e Liqenit. Jo se nuk kam dashur, por jam baba e prioritet të kohës sime kam tim bir.

Çdo orë, a sekondë që ia marrë tim biri, a familjes sime, e ndjej dhe e besoj se duhet ta bëj, po për ta, e me ta si arsye. Kështu e kuptoj unë shërbesën publike. Dashuri për familjen dhe për vendin ku ti ndërton familjen. Pra duke ia nisur nga më e thjeshta, më bazikja.

E dua familjen time, e ndaj edhe aktet e mia si qytetar nuk kam pse ti ngarkoj me patetizëm, por i shoh e ushtroj lehtësisht si një detyrim a sherbesë që ia paguaj bashkëjetesës dhe vendit tim e të tim biri.

Përndryshe, përse duhet ta ndërtoj këtu familjen time?

Përndryshe, përse duhet ta rris këtu tim bir?

Më kujtohet ç’më tha një ditë një miku im i mençur: “Ky vend nuk bëhet sepse me shqiptarët nuk bën dot kontratë veprimi qytetar për ndryshim. Sepse shqiptarët janë të gjithë me valixhe në duar. Të gjithë duan ta braktisin këtë vend. E njerëzit që duan të ikin, nuk kanë se si të bëjnë kontratë e as lëvizje për ta ndryshuar e bërë vendin e tyre.”

Këto fjalë më buçasin sa herë ndaj kohën. Kaloj kohë me tim bir e familjen time, shkoj në punë duke menduar për tim bir e familjen time, kërkoj e përpiqem me ndershmëri e mund për më të mirën për tim bir e familjen time.

Kësisoj, edhe kur shkoj në Fakultet tek studentët e mi, mendoj për ta si për tim bir, e u jap më të mirën time. Ngase punën, me motivim tim bir, e kam pasion.

Po njëlloj edhe kur vendos të flas, shkruaj a veproj publikisht, e bëj duke menduar për tim bir e familjen time. Dua një vend më të mirë për tim bir e familjen time.

Nuk dua t’i mësoj tim biri sesi paketohet valixhja për t’ia mbathur nga sytë këmbët prej këtij vendi.

Nuk dua as t’i mësoj sesi mbushet valixhja duke e plaçkitur këtë vend.

Dua ta mësoj me orët e dedikuara veprimit për familjen dhe për vendin.

Dua që im bir dhe familja ime të jenë të sigurtë, të paqtë, të lumtur, të realizuar, krenarë në këtë vendin tim, vendin tonë.

Ndaj edhe orët e mia aktive i ndaj në orë drejtpërdrejtë të dedikuara ndaj familjes, si edhe në orë tërthorazi të investuara për familjen.

Ky është vendi ynë që e duam kaq shumë.

Por që na duhet të shtojmë arsyet për ta dashur më shumë. Pikërisht kur ne familjen dhe vendin tonë i bëjmë si te njëhsuara në kuptueshmëri, vlerë e dashuri, atëherë edhe veprimin tonë qytetar do ta bëjmë të pamëdyshtë.

Nese e vendosim familjen tonë përballë valixhes së ikjes apo përballë valixhes së plaçkitjes a lëmoshës, ne nuk e shohim dot vendin tonë si familje, e as familjen si vendin tonë.

E urrej valixhen si ikje, plaçkitje apo lëmoshë. E urrej me gjithë fuqinë e mendjes dhe shpirtit tim. Prandaj zgjedh vendin tim. Zgjedh të rri këtu. Prandaj edhe ne oret e mia zgjedh të dal edhe të Protestoj. Protestoj sepse besoj se kështu i shërbej vendit tim dhe shkelmoj valixhen.

Po, po, dua që protesta ime të jetë shkelm ndaj valixhes së ikjes, plaçkitjes a lëmoshës.

Protestoj për Parkun sepse betoni mbi Parkun e Liqenit më kujton pistat e ikjes, më kujton valixhen.

Protestoj sepse Kullat që ngrihen, pemët që priten, pushtetarët që hakërrehen, policët e shtetit që sillen si polici private e çifligareve, të gjitha më kujtojnë ikjen, më kujtojnë valixhen.

Protestoj sepse edhe kur Kryetari i Bashkisë a Pushtetari çifligar më thotë se kujdeset për tim bir,  ngase do që ti bëj një Kënd Lojërash aty tek Parku i Liqenit, mua më lëndon sepse ai kënd më kujton përkohësinë.

Unë që e dua tim bir më shumë se mund ta dojë Kryetari i Bashkisë sime, mendoj e besoj se natyra është kaq në harmoni me imagjinatën dhe gjithëkohësinë saqë im bir nuk do të shihte kurrë as në makthet e tij më të këqija një valixhe.

Veç ky Kryetar Bashkie del e thotë se betoni është themel qëndrueshmërie.

E më kujton atë çka ndodh pareshtur e çdo ditë në këtë vend. Ne bëjmë shtëpi me gure e beton dhe i lemë si varre për ti vizituar herë pas here, pasi të kemi ikur larg nga ky vend.

Kryetari i Bashkisë ka një vizion modern qe nuk e tejkalon dot as atë Kamzaliun apo Bathorasin që ka ikur në emigracion dhe me lekët e fituara andej ka bërë një shtëpi të madhe këndej. Ama jetën e bën andej. Kryetari i Bashkisë bën thotë se Këndin e Lojërave e bën për fëmijët, në një kohë kur pemët e prera, dhuna e ushtruar, arroganca e dëshmuar, fyerjet e lëshuara, të gjitha të çojne drejt valixhes.

Kryetari i Bashkisë bën të fortin për të bërë Këndin e Fëmijëve. Madje vishet edhe si Supermeni që tu thotë se është heroi i tyre. Dhe kur prindërit i thonë Supermenit se nuk e duan Këndin tek Parku, ky ua rreh fëmijëve, prindërit.

E prindërit shkojnë në shtëpi e bëjnë gati valixhet.

Sepse e kuptojnë se një qytet, një vend që drejtohet nga Supermen që duan të bëhen heronj fëmijësh duke u rrahur prindërit, duhet braktisur.

Ndaj unë do dal përsëri në Protestë për Parkun. Sepse dua të thyej valixhen.

Dua të thyej valixhen që Kryetari i Bashkisë të më quajë barbar. Po unë jam barbar dhe valixhen do ta thyej.

 



Ju sugjerojmë

VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec

11 Korrik, 2025 3:51 pm
Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
Aktualitet

Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

11 Korrik, 2025 3:26 pm
Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”
Sport

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”

11 Korrik, 2025 2:58 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I dënuar për vrasje, 32-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro

11 Korrik, 2025 2:44 pm
Tiranë/ Spanjolle, kolumbiane, ruse, goditet rrjeti i prostitucionit, në pranga 7 vajza
Aktualitet

Zbulohet qendra e prostitucionit në Vlorë, procedohen 3 shtetase nga Venezuela

11 Korrik, 2025 2:16 pm
Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…
Aktualitet

Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…

11 Korrik, 2025 2:05 pm
Aksion për lirimin e hapësirave publike në Lezhë, ndëshkohen 3 biznese
Aktualitet

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Lezhë, ndëshkohen 3 biznese

11 Korrik, 2025 1:59 pm
Berisha: Raporti i KE-së groposi shtetin ligjor në vend
Aktualitet

Berisha: Raporti i KE-së groposi shtetin ligjor në vend

11 Korrik, 2025 1:49 pm
Lirohet Noizy pas gati një jave në paraburgim në Zvicër
Aktualitet

Lirohet Noizy pas gati një jave në paraburgim në Zvicër

11 Korrik, 2025 1:45 pm
Rama batuta me kreun e Bashkisë Kavajë: “Je 0, je demokrat komplet”
Aktualitet

Rama batuta me kreun e Bashkisë Kavajë: “Je 0, je demokrat komplet”

11 Korrik, 2025 1:37 pm
Para
Disa gabime taktike të protestës te Liqeni

Disa gabime taktike të protestës te Liqeni

Suarez ka një sekret. Ja kush më ndihmoi pasi kafshova Chiellinit

Suarez ka një sekret. Ja kush më ndihmoi pasi kafshova Chiellinit

PS: Gent Strazimiri të procedohet penalisht për armëmbajtje  pa leje

PS: Gent Strazimiri të procedohet penalisht për armëmbajtje pa leje

Please login to join discussion















TE FUNDIT

VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec

VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec
11 Korrik, 2025

Një masiv pyjor në fshatin Hudenisht përfshihet nga flakët. Sipas Klan News, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe...

Lexo më shumë

Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Ndërtimet në Theth/ Manja: Kam kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
11 Korrik, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dalë këtë të premte në një deklaratë për mediat, pas refuzimit të prokurores Elsa...

Lexo më shumë

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”
11 Korrik, 2025

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21 në muajin shtator. Federata Shqiptare e Futbollit...

Lexo më shumë

I dënuar për vrasje, 32-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
11 Korrik, 2025

Policia i ka sekuestruar pasuri me vlerë 875 000 euro një 32-vjeçari, të dënuar me burg për vrasje me paramendim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com