Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Disa gabime taktike të protestës te Liqeni

2016/03/28 at 7:40 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Disa gabime taktike të protestës te Liqeni

Nga Skënder Minxhozi


Shumëkush e priste një kacafytje “live” të opozitës në gardhin rrethues të projektit të parkut të fëmijëve që po ndërtohet tek Liqeni.

Ishte parathënë kjo nga deklaratat e ashpra të PD në parlament dhe jashtë tij, si dhe nga ndjeshmëria e lartë që opozita ka treguar qysh në krye të herës ndaj asaj që ndodh tek Parku.

Në lidhje me projektin në fjalë sot ka qëndrime nga më të ndryshmet. Përtej asaj që thuhet e shkruhet (apo edhe bërtitet), ajo që mund të thuhet pa frikë edhe në mes të kësaj zallamahie urbanistiko­politike, është se ai park fëmijësh mund të mos ishte ndërtuar fare dhe sërish nuk do të ndryshonte asgjë në Tiranë.

Kryeqyteti ka, edhe kështu, një listë të gjatë nevojash të tjera, të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente.

Gjithsesi sherri për parkun tashmë është i pakthyeshëm dhe duket se opozitën nuk e kanë mbajtur nervat dhe logjika, pa u përzier “në vetë të parë” në sherrin me Veliajn.

Sot në kodrat e Liqenit ka pasur përleshje deputetësh me policinë dhe deklarata që u ngjanin atyre që rëndom i dëgjojmë të enjteve në Kuvend.

E gjitha kjo duket se krijon një situatë, ku opozita po krijon disa kosto që ndoshta do të ishin mirë të evitoheshin në momentin aktual.

Ngushtësisht për të mirën e saj, më shumë sesa për interesin e përgjithshëm. Dhe ja pse:

Së pari, opozita duhet të tregohet shumë e kujdesshme me raportin delikat që ka me shoqërinë civile. Për hir të së vërtetës, sot protestojnë për ndërtimin tek Parku, një numër ambjentalistësh dhe aktivistësh civilë, të cilët e kanë bërë të qartë më shumë se një herë se nuk duan ta përziejnë aksionin e tyre, me punët e politikës.

Janë botuar disa foto, deklarata e materiale mediatike, të cilat e bëjnë të qartë këtë distancë që ambjentalistët kanë të kërkuar të mbahet mes tyre dhe partive politike.

Duke u hedhur mbi gardhin e parkut, opozita e dëmton rëndë imazhin dhe rolin e shoqërisë civile, në kërkesat e saj të afishuara.

Së dyti, një ashpërsim i skajshëm i sherrit për Parkun në këtë moment, rrezikon të vendosë në plan të dytë disa emergjenca të tjera të kryeqytetit, të cilat ndoshta do të kërkonin më shumë angazhim dhe presion qytetar e politik, sesa projekti në fjalë.

Fokusimi tek një park lojrash nuk shbën krizat e vjetra dhe të reja që kalon sot Tirana.

Së treti, duke u hedhur në sulm për Parkun, thënë me fjalë të tjera duke u përplasur fort dhe përballë me kryetarin e ri të bashkisë Erion Veliaj, opozitarët duhet të përllogarisin që kësisoj po ja konsolidojnë kundërshtarit të tyre politik karrierën politike dhe partiake.

Nuk ka reklamë më të mirë për Veliajn, brenda panelit të tij politik, sesa një betejë publike me opozitën. Dhe të mendosh se kjo ndodh kur ai s’ka mbushur ende vitin e parë në krye të pushtetit të Tiranës.

Përleshjet me policinë tek Parku janë vërtetë një shprehje e pakënaqësisë së përkrahësve të opozitës ndaj kryetarit Veliaj, por njëkohësisht ato rrezikojnë të jenë edhe një favor indirekt për imazhin dhe pozitën e Erion Veliajt brenda të majtës së sotme.

Së katërti, një konfrontim me administratën aktuale bashkiake për Parkun, nuk mund të mos çojë nëpërmend tek qytetarët e Tiranës, edhe sjelljen e paraardhësit të Veliajt, ish­kryetarit Lulzim Basha, në lidhje me të njëjtën hapësirë.

Ende në një cep të digës së Liqenit, është i hapur një kantier, i cili duhet të ndërtonte të parin e disa komplekseve ndërtimesh, që do të mbulonin të gjithë zonën poshtë digës së Liqenit.

A është e drejtë të bësh sot një betejë fizike për të ruajtur një pjesë të Parkut, kur dje ke dhënë mijëra metra leje ndërtimi, për territore që kanë qenë të lira, po në atë zonë?!

Së fundi, por jo më e parëndësishmja, duket se hedhja në sulm e opozitës për Parkun, apo edhe aktivizimi i saj në parlament, mund ta dëmtojnë me zhurmën dhe impaktin e tyre, fabulën e debateve të brendshme në PS, që la pas kongresi i partisë.

Nuk ka rrethanë taktikisht më negative për atë që po bën sot Ben Blushi, sesa një ngritje e temperaturës mes pozitës dhe opozitës. Berisha ka qenë historikisht i zgjuar për ta ulur dozën e sulmeve të veta ndaj Nanos, Ramës e të tjerëve, kur në PS kishte konflikte të brendshme, ndërsa sot PD bën pikërisht të kundërtën. A është kjo gjëja më e zgjuar në këtë moment?/ Marrë nga Javanews

 



Ju sugjerojmë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

20 Qershor, 2026 11:14 pm
Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
Aktualitet

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

20 Qershor, 2026 11:05 pm
Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
Aktualitet

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

20 Qershor, 2026 9:10 pm
Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
Aktualitet

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

20 Qershor, 2026 8:46 pm
NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve
Bota

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

20 Qershor, 2026 8:00 pm
Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 21-të, diaspora pjesë e protestës para Kryeministrisë

20 Qershor, 2026 7:19 pm
Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale
Aktualitet

Protesta, Rama: Ja si funksionon algoritmi i manipulimit në rrjetet sociale

20 Qershor, 2026 7:14 pm
Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë
Kronikë

Me armë në dorë, momentet kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

20 Qershor, 2026 6:21 pm
Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative
Sport

Botërori/ 62 gjuajtje dhe asnjë gol, Turqia shkruan historinë negative

20 Qershor, 2026 4:02 pm
Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit
Kronikë

Po drejtonte gomonen dhe ra në det, shpëtohet 35-vjeçari në Gjirin e Llamanit

20 Qershor, 2026 3:21 pm
Para
Suarez ka një sekret. Ja kush më ndihmoi pasi kafshova Chiellinit

Suarez ka një sekret. Ja kush më ndihmoi pasi kafshova Chiellinit

PS: Gent Strazimiri të procedohet penalisht për armëmbajtje  pa leje

PS: Gent Strazimiri të procedohet penalisht për armëmbajtje pa leje

Njihuni me vezën e Pashkëve ,më e shtrenjta në botë

Njihuni me vezën e Pashkëve ,më e shtrenjta në botë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr mes fqinjëve, vritet një person në Rrogozhinë

18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
20 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një konflikt i çastit mes dy fqinjëve ka përfunduar me vdekjen...

Lexo më shumë

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard

Pas rrethimit të Kryeministrisë protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard
20 Qershor, 2026

Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e...

Lexo më shumë

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës

Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës
20 Qershor, 2026

Deputetja Marjana Koçeku këtë të shtunë është bashkuar me qytetarët në ditën e 21-të të protestës. Prania e saj në...

Lexo më shumë

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje

Dita e 21-të e tubimit/ Protestuesit afat Ramës deri të dielën për dorëheqje
20 Qershor, 2026

Në Tiranë mbahet dita e 21-të e protestës, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u mblodhën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}