Jahti luksoz i miliarderit Jeff Bezos është ankoruar, mëngjesin e sotëm, në Portin e Durrësit.
Superjahti më i madh me vela në botë, “Koru”, i cili ka tre direkë 70 metra të lartë, është prodhim i vitit 2023 dhe vlera e tij llogaritet në 500 milionë dollarë.
Jahti me gjatësi 113 metër, që mban flamurin e Ishujve Kajman, është ankoruar në kalatën nr.4 të Portit detar.
Ai u ndal sot në Durrës për shërbime dhe më pas do të vijojë lundrimin drejt Italisë. 257 jahte turistike dhe 21 kroçiera janë ndalur gjatë këtij viti në Portin e Durrësit.