Blogerja e modës, Chiara Ferragni, në profilin e vet të Instagramit ka publikuara foton e vet të re me gërshet në mes të kokës.
Gërsheti është i hollë dhe zgjatet në tërë gjatësinë e kokës, ndërkaq pjesa e mbetur e flokëve është e lëshuar lirshëm.
Pos Chiaras, ky trend i ka pëlqyer edhe aktores Kate Bosworth, andaj edhe në festivalin Coachella, të mbajtur vitin e kaluar, e ka modeluar gjithashtu gërshetin e këtillë.