Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pranuar se rrezatimi nga celularët mund të shkaktojë kancer. Ky qëndrim erdhi pas një vendimi të përbashkët të një ekipi prej 31 shkencëtarëve, nga 14 vende të ndryshme të botës.
Duke ditur se truri i fëmijëve absorbon më shumë rrezatim se sa i të rriturve, ekspertët e ndryshëm të shëndetit sugjerojnë që t’i mbani ata larg celularëve, iPad-ve dhe pajisjeve të tjera elektronike që kanë Wi-Fi.
Ekspertët thonë se fëmijët nuk duhet të përdorin celular ose ndonjë pajisje tjetër që ka wireless.