Website i njohur për matjen e lëkundjeve sizmike “CSEM” ka publikuar tërmetin që shkundi Tiranën dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë përpara disa çastesh. Shumë shqiptarë kanë ndarë në rrjet, përjetimet e tyre për këtë tërmet. Shumë prej tyre e cilësojnë si më të fuqishmin që kanë ndjerë ndonjëherë e disa të tjerë e cilësojnë si të shkurtër por të fortë. Megjithatë lëkundjet post tërmetit vijojnë të ndihen ende edhe pse të lehta. Tërmeti me magnitutë 4.4 ballë, me epiqëndër në Bulqizë ishte një ndër më të fortët që ka rënë në Tiranë.