Rreth 5 milionë lekë (të rinj) janë grabitur nga filiali i një banke të nivelit të dytë mëngjesin e sotëm në zonën e “21 dhjetorit”. Grabitja dyshohet se është kryer nga dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë të armatosur, ndërsa në kokë mbanin kapele për të shmangur kamerat e sigurisë. Sipas informacioneve paraprake, pas grabitjes se kryer brenda pak çasteve dy personat janë larguar me një motor. grabitja e bankes, autoret harruan pistoleten