Në mesin e viteve 1900, një virus i shfaqur atëherë shkatërroi dhe zhduku nga qarkullimi llojin më ta famshëm të bananes në botë.
Banania e quajtur “Gros Michel”, rritej në Amerikën Latine, por për fat të keq u zhduk nga planeti.
Në atë kohë, ajo ishte banania e vetme në botë që mund të eksportohej. Virusi i njohur si “Sëmundja e Panamasë”, u shfaq fillimisht në Australi dhe për disa dekada arriti të zhdukë bananet në atë kohë.
Sot, një formë e re sëmundje po rrezikon bananet “Cavendish”, të cilat zëvendësuan bananet “Gros Michel”. Aktualisht 99 për qind e tregut furnizohet me bananen “Cavendish”.
Në këtë përfundim ka rritur një studim i kryer, i cili konfirmoi frikën e disa specialistëve të bujqësisë për zhdukjen e bimës së bananes.