Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ja pse nuk do të ketë drejtësi për 21 Janarin”

2016/01/21 at 10:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Ben Blushi: Ky parlament i mbushur me kriminelë

Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar pa pranine e opozites shtyrja e reformes territoriale deri ne 31 korrik.

Nga Ben Blushi-


Jam i shokuar sot nga ajo çka dëgjova për 21 janarin dhe mendoj se si do të mbrohesha vetë nëse do më duhet te mbrohesha për një apo disa vrasje.

Ajo që u tha sot ishte se pushteti nuk merret me dhunë dhe që pushteti mos merret me dhunë ai duhet mbrojtur me armë.

Unë them se është ndryshe.

Pushteti mbrohet me armë kur sulmohet me armë.

Në 21 janar të vitit 2011 kjo nuk ndodhi. Pushteti nuk u sulmua me armë dhe nuk kish pse të mbrohej me armë.

Megjithatë ata që mbrohen sot për 21 janarin thonë se pushteti mbrohet me armë.

Po çështja është kush e thotë këtë?

Kush thotë se pushteti nuk merret me armë? Janë engjej që dolen nga librat e demokracise se botës dhe zbriten në parlament për të na bërë moral?

Jane pacifiste, budiste, gandiste, rugoviste, janë   murgj kineze apo prifterinj katolike shqiptarë të dhunuar në shejtninë e tyre?

Jo janë politikanë shqiptarë.

Ne 20 vitet e fundit me ka rastisur të shoh dy herë të shtëna armesh në bulevard. Heren e pare kam qene brenda kryministrise dhe heren e dyte jashtë kryministrise.

Hera e pare ishte 14 shtatori i vitit 1998 dhe hera e dyte 21 janari i vitit 2011.

Në shtator 1998 kryministria u sulmua me armë. Qeveria doli që andej për të mos vrarë ata që  e qellonin. Për fat të mirë në ndergjegjien tonë, që  ishim atë ditë aty, nuk rëndon asnjë vrasje.

Me mirë  zyrat bosh apo arkivolet bosh?

Ne bëmë këtë zgjedhje dhe besoj se nuk e patem gabim. Qeveria u zbraz dhe arkivolet nuk u mbushën.

Ata që qëlluan donin të merrnin pushtetin me dhunë dhe për gati 10 ore e morrën. Kryeministrinë dhe televizionin shteteror, i pushtuan.

Une i pyes sot çfarë ishte kjo? Ishte një grusht shteti me arme me tanke dhe me kallashë. A u sulmua qeveria me arme në 14 shtator 1998? Nuk besoj se ka njerez në PD që  e kundershtojne këtë.

Atehere pyetja është me kë jeni ju me 21 janarin apo me 14 shtatorin?

Sepse është e pamundur të jesh me të dyja. Eshtë e pamundur te jesh edhe me armen edhe me viktimen, edhe me të zezen edhe me të bardhën, edhe me paqen edhe me luftën. Vjen një ditë kur duhet të zgjedhesh?

Me ke jeni ju sot?

Të dyja nuk mund të jenë të vërteta.

Ose qendron 14 shatori ose qëndron 21 janari.

Une them se pacifistet kanë të drejtë të jenë kunder jush edhe në 14 shator edhe në 21 janar. Pacifistet do kishin të drejte në të dyja rastet, kurse ju e keni gabim në të dyja. Edhe në shtator 98 edhe në janar 2011.

E dini pse?

Sepse në të dyja raste armet ishin në doren tuaj.

Po si ka mundesi që  gjithmone armet janë  në një dorë? Si ka mudesi që  edhe kur jeni në pakicë edhe kur jeni në pushtet, ju reagoni me armë?

Une besoj se e kam një pergjigje. E keni ndertuar normën politike jo mbi ligj, por mbi kanun.

Ne 21 janar ju vratë. Në 14 shtator tentuat të vrisnit.

Nese nuk ndaheni nga norma kanunore do vrisni prapë sepse askush ndër ju, dhe kjo me habit, nuk është ngritur të thotë që në 14 shtaor dhe ne 21 janar, në të dyja rastet keni qenë në anën e gabuar të historisë.

Ajo që me habit është se si nuk ka njeri ndër ju që  ta beje këtë diference.

Na kundershtoni ne për  taksat, për koncesionet për arsimin, për korrupsion, për rendin dhe për    shendetesine, por mos merrni armet për të na bindur se keni të drjtë. Atë ditë do jeni një parti e çliruar nga kanuni dhe e mbrojtur nga ligji.

Kjo është çeshtja.

Duke mos pranuar se i keni vrare kur nuk duhej ju i keni vrare dy here, Ziverin Hekuranin, Aleksin dhe Faikun.

Por nuk është vetem kaq dhe ky dem që i keni bërë trupes reaguese ne kete vend është disa fish më i madh.

Ju keni ngjallur dyshimi se ne kete vend qeveria te vret nëse e kundershton. Këtë frikë nuk e ka sot një gjerman, nuk e ka një grek, nuk e ka një maqedon, nuk e ka një bullgar nuk e ka një turk, por sigurisht që  e ka një shqiptar. Për shkak të 21 janarit.

Ata të kateër u vranë pa shkak, por e keni pyetur veten se çdo bënin në se do ishin gjallë?

Une mendoj se e di.

Ata nuk janë më por arsyet se pse ata dolen ne prostetse janë aty.

Nëse nuk do iknin në emigracion, Ziveri, Faiku Aleksi dhe Hekurani mund të dilnin serish në proteste kundër varfërisë, korrupsionit dhe koncesioneve.

Nuk dalin dot se janë vrarë.

Nese do ishin gjalle ata të kater mund te dilnin serish ne rruge kunder korrupsionit dhe koncesioneve.

Nuk dalin dot se janë vrarë.

Ata mund të dilnin serish në proteste me femijet e tyre studente kunder ligjit te arsimit te larte.Nuk dalin dot se janë vrarë.

Mund te dilnin ne proteste se permbyteshin cdo vit, se nuk merrnin sherbimet e duhura se nuk ndertonin dot, se nuk paguanin dot ilacet me pensionet dhe rrogat e tyre mirezabel, por ata nuk dalin dot.

E dini pse?

Se janë të vrare, të kallur dhe të mbytyr në dhe.

Ata nuk janë me. Dhe bashke me ta edhe fryma protestuese e ketij vendi e cila nga 21 janari është e ndrydhur, e dobesuar e lemerisur, e braktisur, e dhunuar dhe e lincuar.

Ata të katër nuk janë më. Sepse ata janë vrare.

Shqiperia nuk humbi vetem katër burra, ajo humbi forcen për të kundershtuar dhe kjo është edhe më e rëndë se vrasja e katër burrave.

Në këtë kuptim unë them se 21 janari nuk është vetëm kaq sa themi ne. Ai nuk është një vrasje. Më 21 janarin e vitit 2011 ne kemi shkurtuar numrin e kundërshtarëve të çdo qeverie, të çdo mjerimi dhe të çdo abuzimi.

Duke i vrarë ju e keni kthyer 21 janarin në një datë aleate të çdo qeverie.

Sepse në 21 janar kanë fituar qeveritë mbi popullin dhe prandaj mendoj se nuk do këtë drejtësi për 21 janarin fatkeqesisht.

Sepse popujt nuk i fitojnë dot gjyqet me qeveritë.

Te pakten në Shqiperi ende jo.

 

***

Fjala e mbajtur sot në Kuven nga Deputeti Ben Blushi



Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Dhunohet zyra e Partisë Demokratike në Tiranë

Dhunohet zyra e Partisë Demokratike në Tiranë

E pabesueshme/ Shkencëtarët rrisin lulen e parë në hapësirë

E pabesueshme/ Shkencëtarët rrisin lulen e parë në hapësirë

Ja pasojat e rënda që mund të shkaktojë menopauza

Ja pasojat e rënda që mund të shkaktojë menopauza

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com