Në të vërtetë, ekzistojnë disa ushqime të caktuara si mishi i konservuar ose i tymosur, çokollata, alkool idhe pijet e gazuara të cilat e prishin gjumin, ndërsa banania, qumështi i ngrohtë dhe drithërat lirisht mundemi t’i quajmë aleatë të një gjumi të mirë.
Është e vërtetë që organizmi jonë gjatë natës më së paku ka nevojë për kalori, por edhe krahas kësaj, sipas shumë hulumtimeve, madje 40 për qind e njerëzve kaloritë ditore i marrin gjatë darkës dhe ky zakon jo i shëndetshëm është i shumë përhapur, ndërsa pasojat gjithsesi mbeten individuale.