I pyetur nëse e sheh Blushin si rival dhe a do ta përjashtojnë nga partia apo grupi parlamentar, Kryeministri Edi Rama përgjigjet se “Blushi nuk rezulton të ketë thyer ndonjë prej rregullave ku përcaktohet një gjë e tillë”.
Por Rama është shprehur i lëkundur midis dy qëndrimeve, kur është pyetur gjatë një interviste në “Report Tv” për ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Në njerën anë tha se do ta bëjë ndryshime kur njëri nga ministrat të lodhet dhe në anën tjetër u shpreh i pakënaqur me anëtarët e kabinetit duke shtuar se nuk kënaqet as me veten, e jo më me të tjerët.