Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja për çfarë u kërkon ndjesë ambasadori Donald Lu shqiptarëve

2016/10/04 at 5:56 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Donald Lu: U kujton politikanëve BMW-të e zeza me kondicioner

Në ceremoninë e diplomimit të shkollës së ‘Magjistraturës’, ambasadori i SHBA-ve Donal Lu ka theksuar se koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar.


Lu iu drejtua të diplomuarve se sot është dita juaj. “Ky është momenti që një brez i ri gjykatësish dhe prokurorësh të lënë gjurmë në këtë botë”, tha ai.

Ndër të tjera, ambasadori Lu ka theksuar  se shqiptarët duhet të mbushen me shpresë se brezi juaj do të jetë brezi që do të rikthejë shpresën dhe besimin se do të ketë drejtësi për të gjithë.

Ai shtoi se ata duan të besojnë se brezi juaj do ta përdorë këtë mundësi të çmuar të reformës në drejtësi për t’u siguruar që të gjithë njerëzit – fajtorë dhe të pafajshëm – do të trajtohen me respekt në këtë shoqëri.

“Kam qenë fajtor për shumë gjëra në jetën time. Këto dy vitet e fundit, kam qënë fajtor për kritikat ndaj integritetit dhe profesionalizmit të gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri”, ka thënë ndër të tjera, ambasadori Donald Lu në ceremoninë e diplomimit.

Fjala e plotë: 

Zoti Kryetar i Gjykatës së Lartë, Zaganjori, Prokuror i Përgjithshëm Llalla, Drejtor Sadushi, Diplomantë të dashur, Zonja dhe Zotërinj,

Kam marrë pjesë në shumë ceremoni të mërzitshme diplomimi në jetën time me fjalime të gjata dhe të mërzitshme. Megjithatë mbaj mend dhe një ceremoni që ia vlente. Ishte viti 1985 dhe unë vetë nuk isha diplomuar ende por të gjithë në universitetin tim ishin shumë të emocionuar për shkak të një të ftuari.

Emri i tij ishte Theodore Seuss Geisel, por ai njihej më mirë në botë me emrin Dr. Seuss.  Ai është i famshëm për librat për fëmijë me vargje me rimë, përfshirë Macja në Kapele, Vezë Jeshile dhe Proshutë, dhe Loraksi [The Cat in the Hat, Green Eggs and Ham and The Lorax].

Nuk e di nëse Dr. Seuss është i famshëm në Shqipëri por në Amerikë çdo fëmijë rritet duke lexuar librat e tij. Kur ai u ngrit për të marrë diplomën honorifike si Doktor i arteve të bukura, studentët u çmendën. Duartrokisnin dhe thërrisnin gëzueshëm tek ai merrte në dorë diplomën.

Diploma thoshte: “mirënjohje për rrëfimin e botës së të rriturve për fëmijët, dhe rrëfimin e botës së fëmijëve për të rriturit”.

Atëherë çfarë do t’ju thoshte Dr. Seuss nëse do të ishte sot këtu me ne?  Ai shkruajti dikur këto rreshta të famshme:

You’re off to great places.  Today is your day!  Your mountain is ëaiting.  So get on your ëay. // Do të shkoni në vende të mrekullueshme. Sot është dita juaj! Mali juaj po ju pret. Kështu që nisuni shpejt!

Çfarë do të thotë kjo sot në kontekstin shqiptar? Për mua do të thotë që koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar. Sot është dita juaj.   Ky është momenti që një brez i ri gjykatësish dhe prokurorësh të lënë gjurmë në këtë botë.

Shqiptarët duhet të mbushen me shpresë se brezi juaj do të jetë brezi që do të rikthejë shpresën dhe besimin se do të ketë drejtësi për të gjithë. Ata duan të besojnë se brezi juaj do ta përdorë këtë mundësi të çmuar të reformës në drejtësi për t’u siguruar që të gjithë njerëzit – fajtorë dhe të pafajshëm – do të trajtohen me respekt në këtë shoqëri.

Kam qënë fajtor për shumë gjëra në jetën time. Këto dy vitet e fundit, kam qënë fajtor për kritikat ndaj integritetit dhe profesionalizmit të gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri.

Tani është detyra juaj t’i tregoni botës se mund të bëni më shumë. Se mund t’i kryeni me profesionalizëm detyrat tuaja – pa para korruptimi, pa ndikim nga politika, dhe pa u frikësuar nga kriminelë të rrezikshëm.

Do të përballeni me sfidën për t’u bërë brezi që ndërton besimin e njerëzve. T’u tregoni atyre që mund të bëni më shumë, më mirë. T’u tregoni atyre që jeni profesionistë, të drejtë dhe të mençur.

Keni për të ngjitur një mal të lartë. Por me kurajo të madhe dhe vendosmëri, të gjithë ne kemi besim se do t’ia dilni.

Urime për të gjithë të diplomuarit, mësuesit dhe prindërit e tyre. Ta kujtojmë këtë ditë si dita e parë e brezit të ri të profesionistëve të drejtësisë në Shqipëri!

Etiketa: lumagjistratetndjesashqiptaret


Ju sugjerojmë

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

21 Dhjetor, 2025 9:10 pm
Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
Bota

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

21 Dhjetor, 2025 8:01 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Kryesore

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

21 Dhjetor, 2025 7:16 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
Aktualitet

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

21 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
Kryesore

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Plani i paqes në Gaza, Hamasi nuk pranon të çarmatoset

21 Dhjetor, 2025 5:29 pm
Para
Videoja që po shokon rrjetin/ Prova se Hilary Clinton është klonuar?

Videoja që po shokon rrjetin/ Prova se Hilary Clinton është klonuar?

Video/Zhvishet Roza Lati, por fansat e ironizojnë për gjoksin

Roza Lati i rikthehet moderimit, ja emisioni i ri ku do ta shihni

Kosovë/ Përgjimet telefonike, zgjerohen hetimet

Kosovë/ Përgjimet telefonike, zgjerohen hetimet
















TE FUNDIT

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
21 Dhjetor, 2025

Një zyrtar i lartë i Kremlinit ka minimizuar shanset për një përparim të madh në bisedimet e paqes në Ukrainë,...

Lexo më shumë

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
21 Dhjetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të...

Lexo më shumë

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
21 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi duke e denoncuar si një vjedhje të rëndë shtetërore. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com