Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ja lidhja e baronit të drogës Klement Balili me Saimir Tahirin”

2016/05/11 at 3:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reagon Klemend Balili: Nuk jam unë baroni i drogës, akuzat politike

Partia Demokratike deklaron se personi që është shpallur në kërkim nga policia greke për trafik ndërkombëtar droge, Klement Balili ka lidhje me ministrin Saimir Tahiri. Arben Ristani tha se në trafik kanë bashkëpunuar funksionarë të lartë si: Albert Pata, ish-drejtori i Forcave së Posaçme Operacionale; Perlat Çullhaj, drejtor i Policisë së Durrësit; Jaert Çelaj, drejtor i Policisë Vlorë dhe Aranit Arapi drejtorin e Policisë Gjirokastër.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani:

Sot vijojmë publikimin e fakteve tronditëse për rolin e Sajmir Tahirit dhe funksionarëve të emëruar prej tij, në kultivimin dhe trafikun ndërkombëtarë të drogës.

Rasti më i fundit është Drejtori i Transportit në Sarandë, Klemend Balili të cilin autoritetet greke dhe shërbimet e partnerëve ndërkombëtarë, e kanë cilësuar si një ndër kokat e një organizate kriminale të narkotrafikut.

Klemend Balili është konsideruar nga mediat greke si baroni i drogës apo “Escobari i Ballkanit”.

Opozita e ka denoncuar që në vitin 2014 dhe konkretisht më 18 maj, kohë kur Edi Rama e emëroi drejtor të Transportit , si të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Klemend Balili është arrestuar në korrikun e vitit 2006 me 750 kilogramë kanabis. Aksion i suksesshëm i policisë në atë kohë pasi i arrestuari dyshohej se drejtonte një klan kriminal në Sarandë e përreth.

Klemend Balilaj njihet për lidhjet e tij të forta politike dhe ka qenë sponsorizues i fushatës elektorale të PS në vitin 2013. Si lidhje të tij të drejtpërdrejta rezultojnë kushërinjtë e ministrit të Brendshëm, vëllezërit Habilaj, me të cilët ka bashkëpunuar për trafikim të lëndëve narkotike në vitet 2014-2016. Nëpërmjet vëllezërve Habilaj, Klemend Balilaj ka vendosur kontakt të drejtpërdrejt me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Nga informacionet e brendshme të oficerëve me integritet në Policinë e Shtetit, partnerëve ndërkombëtarë, dhe strukturave të hetimit të specializuara në Shqipëri, që kanë hetuar shtetasin Klemend Balilaj, rezultojnë lidhje të tij të forta nëpërmjet Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit si më poshtë:

Ish-drejtori i Forcave së Posaçme Operacionale Albert Pata

Drejtorin e Policisë së Durrësit Perlat Çullhaj

Drejtorin e Policisë Vlorë Jaert Çelaj

Drejtorin e Policisë Gjirokastër Aranit Arapi

Ish-drejtorin e Kufirit në Vlorë Kastriot Skënderi, i cili në vitin 2015 në zonën e Kakomesë u kap me një kamion me 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Nesër do të njiheni me të tjerë fakte tronditëse të lidhjeve të Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri dhe funksionarëve të lartë të Policisë së Shtetit me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ju sugjerojmë

Izraeli vret kreun e shtabit ushtarak të Iranit
Bota

Izraeli vret kreun e shtabit ushtarak të Iranit

17 Qershor, 2025 9:31 am
Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin, 14 të vrarë
Bota

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin, 14 të vrarë

17 Qershor, 2025 9:28 am
“Ndyrësirë, tregon banesën e Prokurorit këtu”, Veliaj publikon procesverbalin: Lexoni me çfarë gjuhe flet Prokurori i SPAK
Kronikë

Rekursi/ Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën e Erion Veliajt më 8 korrik

17 Qershor, 2025 9:25 am
Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton
Bota

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton

17 Qershor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 17 qershor 2025

17 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 17 qershor 2025

17 Qershor, 2025 8:05 am
Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit
-U tha në Opinion

Përplasjet në Lindjen e Mesme, Gerta Zaimi shpjegon lëvizjet e Izraelit

16 Qershor, 2025 11:20 pm
Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm
-U tha në Opinion

Redi Shehu në Opinion: Rreziku më i madh është Izraeli, Irani ishte i kontrollueshëm

16 Qershor, 2025 11:07 pm
Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!
-U tha në Opinion

Tensionet në Lindjen e Mesme, Buzhala: Irani ka në plan zhdukjen e Izraelit!

16 Qershor, 2025 10:57 pm
Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin
Bota

Netanyahu: Eleminimi i Khamenein do t’i jepte fund konfliktit me Iranin

16 Qershor, 2025 10:25 pm
Para
Kryepolici Çako dush të ftohtë policëve: Boll u shoqëruat me kriminelë!

Kryepolici Çako dush të ftohtë policëve: Boll u shoqëruat me kriminelë!

Dokument 2/Apeli rrëzoi Kerrin, por barrierat në rrugën nuk u vendosën

Dokument 2/Apeli rrëzoi Kerrin, por barrierat në rrugën nuk u vendosën

Horror, gjendet me kokë të prerë shqiptari në tokën greke

E fundit/ Vritet një tjetër shqiptar në Greqi

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Izraeli vret kreun e shtabit ushtarak të Iranit

Izraeli vret kreun e shtabit ushtarak të Iranit
17 Qershor, 2025

Ushtria izraelite njoftoi sot se ka vrarë Ali Sadmanin, të cilin fillimisht e identifikoi si shefin e sapoemëruar të shtabit...

Lexo më shumë

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin, 14 të vrarë

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin, 14 të vrarë
17 Qershor, 2025

Rusia godet me raketa dhe dronë Kievin, të paktën 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. Të paktën 14 persona...

Lexo më shumë

Rekursi/ Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën e Erion Veliajt më 8 korrik

“Ndyrësirë, tregon banesën e Prokurorit këtu”, Veliaj publikon procesverbalin: Lexoni me çfarë gjuhe flet Prokurori i SPAK
17 Qershor, 2025

Gjykata e Lartë ka caktuar daten 8 korrik, ora 12:00 për shqyrtimin e rekursit të Erion Veliaj për masen e...

Lexo më shumë

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton

Analiza/Ushtria izraelite dominon qiellin, por për ndalimin e raketave nuk mjafton
17 Qershor, 2025

Për më shumë se 48 orë, izraelitët kanë fituar epërsi ajrore mbi Iranin, një arritje e theksuar nga Kryeministri Netanyahu....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com