Dy vëllezër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane në qytetin Predazzo. Ata besohet se kanë vjedhur disa banesa natën e ndërrimit të vitit. Shtëpi të dyta këto që nuk përdoreshin nga italianët. Gjatë kontrolleve nëpër qytet, autoritetet gjetën të fshehur furgonin që përdorej për rastet e vjedhjeve.
Sipas mediave italiane, dy vëllezërit shqiptarë të arrestuar janë Besnik Gjoka 26 vjeç dhe Dorjan Gjoka 20 vjeç. Atyre iu sekuestruan edhe sendet e vjedhura.
Në foto: Personat e arrestuar dhe bizhutë e sekuestruara nga policia