Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve investigativë ka bërë sot mijëra dokumente publike nga rrjedhja e studios ligjore “Mossack Fonseca” e quajtur ndryshe “Letrat e Panamasë”.
Dy emra të rinj dhe mesa duket të panjohur për publikun shqiptar janë shfaqur sot në motorrin e kërkimit të kompanive dhe aksionerëve “offshore” që kanë lidhje me Shqipërinë, ata janë shtetasit Petraq Shumka aksioner i “Sapphire Enterprises LTD” dhe Endrit Maloku aksioner te “Gardiner LTD“.
Listës së emrave iu shtohet edhe ai i biznesmenit Ismail Mulleti ndërsa pjesa tjetër e listës është e përbërë nga shtetas të huaj, kyresisht arabë. Të dhënat e tjera pritet të verifikohen së shpejti, raporton newsbomb.al.