TIRANE- Emiljano Tasho, 28 vjeç ka pranuar sot në gjykatë se është ai autori i vrajes së 30 vjecariT Enton Nikaj ne Linze, javën e kaluar. Ai doli para gjykatës sot për masën e sigurisë. Me anë të avokatit mbrojtes, Tasho e pranoi se kishte qëlluar mbi Nikajn. Por avokati me tej tha se qitja me pistoletë është bërë në mënyrë të pavullnetshme dhe vrasja nuk mund të jetë me paramendim, sicc thuhet në akuzën e prokurorisë.