Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar sot lajmin për miqësoren që kuqezinjtë do të luajnë me 26 mars në orën 17:30 ndaj Austrisë. Sipas njoftimit tw Federatws Shqiptare tw Futbollit, Austria, do të jetë miqësorja e radhës për Shqipërinë. Kombëtarja e Shqipërisë, finaliste në Kampionatin Europian “Francë 2016”, do të luajë ndeshjen miqësore të radhës, të muajit mars, në Vjenë. Ndeshja, do të zhvillohet në stadiumin “Ernst Happel”, më datë 26 mars në orën 17.30. Ky lajm është konfirmuar sot në mëngjes, nga të dyja Federatat, që kanë rënë dakord për zhvillimin e një takimi të tillë.