6 mijë euro është shuma që është vjedhur në kompaninë ku aksioner është edhe bashkëshorti i deputetes së PSsë Mimoza Hafizi.
Kjo bëhet e ditur zyrtarisht nga burimet policore, të cilat thonë se vjedhja është bërë nga kasaforta e kompanisë, me anë të një çelësi të kopjuar,
Kjo shpjegon se vjedhja është bërë nga persona të brendshëm të kompanisë “Albavia”.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës duke gdhirë dita e sotme. Kompania është në pronësi të shtetasit me inicialet SH.R.
Ngjarja siç ka raportuar edhe më herët Opinion.al ka ndodhur gjatë natës në rrugën “Sulejman Delvina”, Pallati “Fati”, ku janë vjedhur zyrat e kompanisë “Albavia” Shpk, me administrator shtetasin Sh. R, 64 vjeç.