Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja kompanitë që shtuan miliarda me naftën pas 2013!

2015/12/16 at 11:25 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ja kompanitë që shtuan miliarda me naftën pas 2013!

Në një analizë të sajën revista Monitor, padyshim me e specializuara e tregut ekonomik në Shqiperi, bënte një pasqyrë të plotë të luhatjeve të tregut të naftës në Shqipëri. Artikulli është botuar dje në www.Opinion.al . si dhe mund të gjendet edhe në faqen online www.Monitor.al


Nga të dhënat e saj për kompanitë kryesore të naftës të vitit 2014, vërejmë se ka një ndryshim të madh sa i takon tregut të kompanive dhe fitimeve të tyre. Në mesin e kompanive ka edhe kompani të vjetra dhe me kohë në treg si Kastrati SHA apo Europetrol që kanë patur luhatjet e tyre.

Por shohim edhe ngritjen e disa kompanive të reja të cilat ose janë krijuar në vitin 2013, kohe qe perkon me ardhjen e PS ne pushtet, apo kanë patur shpërthimin e tyre në këtë vit e më tej, duke patur fitime shume te medha.

Më poshtë është listimi i tyre:

Everest Oil SHA. Të dhënat e tërhequra nga QKR flasin për një kompani që në vitin 2012 ka patur shitje neto në vlerën e gati 3.3 mld lekëve ndërkohë që në vitin 2013 të ardhurat të tjera nga veprimtaritë e shfrytëzimit janë 16.3 mld lekë. Brenda një viti kjo kompani ka rritur te ardhurat me 13 miliarde leke, duke 4 fishuar nga i njëjti zë i një viti më parë. Fitimi i vitit 2012 ka qenë 19 mln lekë ndërkohë që në vitin 2013 kjo kompani ka fituar 204 mln lekë (ka 10 fishuar fitimin brenda një viti).

Për vitin 2014 kompania sipas bilancit na rezulton se ka patur të ardhura të tjera nga veprimtaritë e shftytezimit ne vlerën e 18.9 mld lekë dhe krahasuar me 2013 eshte rritur me 2.6 mld lekë. Kjo kompani ka arritur të fitojë 282 mln lekë duke e rritur fitimin e saj me 78 mln lekë nëkrahasim me vitin 2013. Kjo kompani nuk ka një rrjet të sajin për tregtim me pakicë. Aksionerë në këtë kompani janë Gjergj Bojaxhiu (i cili është edhe administrator) si edhe Jona Bojaxhiu.

RDA Petrol, kompani e krijuar në vitin 2013 që ka arritur një xhiro në 2014 prej 5.5 mld lekësh me njërritje vjetore prej 82%. Administrator dhe njëkohësisht edhe zotërues i 50% të aksioneve është Dorian Kale ndërkohë që 50% tjetër i aksioneve zotërohet nga Fation Veizaj. Kjo kompani zotëron filiale në qytet e mëdha të qendrës dhe jugut të Shqipërisë (Vlorë, Fier, Durrës e Tiranë).

Eriol, është themeluar në 30 tetor 2013 dhe ka patur një rritje të shpejtë në 2014 me një qarkullim vjetor 5.3 mld lekë. Administrator është Drini Kosova si edhe aksioner i 100% të aksioneve.

Sun Petroleum Albania Trading, kompani e themeluar në shtator 2013 (është kompani që operon në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni) dhe ka një rritje tëqarkullimit vjetor prej 3.45 mld lekësh.

Tea Construction & Petrol, aksioneri dhe administratori i së cilës është Ardian Xhillari. Kompania e krijuar në vitin 2006 dhe që ka si administrator dhe aksioner të vetëm Ardian Xhillarin ka patur një bilanc negativ madje në vitin 2012 ajo e ka mbyllur me humbje(3.4 mln lekë ka qenë humbja neto e kompanisë) ndërkohë që në vitin 2013 kjo kompani ka arritur të dalë me fitim neto në vlerën e 5.9 mln lekëve. Xhiro e saj vjetore per vitin 2013 ka qenë 8.7 miliarde lekë, kur një vit më parë ka qene me humbje si kompani, dhe në vitin 2014 ajo ka njëxhiro pak më të ulët se sa viti 2013 në vlerën e 8.4 miliarde lekesh.

Kompania në fjalë është pjesë e grupit Tea Oil dhe ka blerë markat Alpet dhe Cyclon, marka për të cilat është shprehur jo pak herë shqetësimi se kanë shitur karburant të papërpunuar duke i hapur probleme qytetarëve. Rritja e xhiros në vitin 2013 e ndihmoi këtë kompani të ngjitej ngavendi i 68 në vendin e 27 (në renditjen e 100 kompanive). Gjithashtu, të dhënat nga bilancet historike të kompanisë dëshmojnë se përgjithësisht xhiro vjetore e kompanisë ka qenë tek 2 mld lekë, xhiro që pësoi një kapërcim të madhnë vitin 2013.

AFT, është një kompani e regjistruar në vitin 2012 dhe që në vitin 2013 ka patur një rritje të shpejtë ndërsa për vitin 2014 Kthimi Vjetor ka qenë në vlerën e 2.9 miliarde lekësh. Administrator i kësaj kompanie është Altion Buhali ndërsa aksionere e vetme Romina Shemaj.

ARMO, që prej ardhjes së PS në pushtet ka nisur bashkëpunimin në formën e Franchise me Deveron Oil Albania dhe TPD-Trading Petrol & Drilling.

Deveron Oil Albania, kjo është një nga kompanitë që është hapur në 13.11.2013 nuk ka të ardhura për 2013 por ka fituar 10.7 mld lekë në 2014. Kjo kompani zotëron Oil Albania dhe po kështu është i lidhur me shoqërinë ARMO, operon prej shkurtit 2014 nërafinerinë e Ballshit dhe përpunon 1 mln tonë në vit naftë. Kjo kompani është përfolur si një nga kompanitë që kryejnë skemën e falimentimit tëARMO-s, zotërohet nga Edmond Palushaj. Anëtar i Këshillit Mbikqyrës në këtë kompani është edhe Dorian Kale (shih kompaninë RDA).

TPD-Trading Petrol & Drilling. Kompani e krijuar në VITIN 2012 dhe që ka rezultuar me humbje përvitin 2012 dhe nuk ka realizuar asnjë shitje ndërkohëqë në vitin 2013 ajo ka realizuar të ardhurat nga ShitjeNeto në vlerën e 3 mld lekëve. Nga një kompani me Humbje në vitin 2012 (ka qenë me humbje në vlerën e 3 mln lekëve) në një kompani me Fitim në vlerën e 95 mln lekëve. E gjithë kjo sepse kjo kompani në shtator të vitit 2013 ka nënshkruar një marrëveshje me ARMO-n dhe operon në rafineritë e Fierit me një kapacitet përpunimi 500 mijë ton/vit. Sipas të dhënave të Open Data që bazohet në të dhënat e QKR shohim se Xhiro vjetore për vitin 2014, është 16.5 mld lekë (16,530,769,545 lekë) duke e rritur me 440% xhiron vjetore.

Këtë kompani e drejton si administrator Pajtim Braçaj, qe pak muaj më parë është arrestuar për laboratorin e drogës në Durrës, i kapur në flagrancë.

@Opinion.al



Ju sugjerojmë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Para
Ulëse mbi avion, për të shijuar panoramat

Ulëse mbi avion, për të shijuar panoramat

Incident ndëretnik në Shkup

Incident ndëretnik në Shkup

Mënyra më e mirë për të mos humbur valixhet është kjo…

Mënyra më e mirë për të mos humbur valixhet është kjo...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
16 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
16 Qershor, 2026

Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur...

Lexo më shumë

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}